Sport

Video: Momentet nga rikthimi i Adrianos

Ishte një ditë e veçantë, si gjithmonë. Ndeshja traditë e futbollit brazilian është zhvilluar në mbrëmjen e së mërkurës. Evenimenti i organizuar nga Zico ka bashkuar yjet e futbollit brazilian dhe të arenës ndërkombëtare.

Skuadra e Kuqe kishte lojtarë si Adriano, Romario dhe Petkovic dhe në fund ishte ajo që triumfoi ndaj skuadrës së Bardhë, me lojtarë si Renato Gaucho, Alex dhe Marinho, me rezultatin 7-3.

Lista e lojtarëve të konfirmuar ishte: Junior, Tita, Renato Gaucho, Aldair, Juan, Leonardo, Jorginho, Zinho, Camilo, Bruno Silva, Djalminha, Neto (i mbijetuar I aksidentit të Chapecoense) dhe Amoroso, ndër të tjerë. Ndërsa lojtarë të huaj ishin Edgar Davids, Recoba, Sorin dhe Goycochea, bashkë me serbin Petkovic.

Ndeshja shënoi edhe rikthimin e Adriano-s në Maracana. Ndeshja e tij e fundit ka qenë në 2010, në atë kohë Perandori mbante veshur fanellën e Flamengo-s në fitoren 2-1 ndaj Universidad de Chile në Copa Libertadores.

Adriano shënoi golin e pestë të skuadrës së tij, por përgatiti edhe dy të tjerë për Zico dhe Romario.