Sociale

Vendi ku komandon gruaja, s’ekziston martesa dhe tradhtia është normale

Njihuni me vendin ku komandon gruaja, s’ekziston martesa dhe tradhtia është normale
Choo Waihong, një grua, me profesion avokate nga Singapori, në vitin 2006, ndërroi vendbanimin e saj duke u vendosur në një fshat kinez të Yunnan-it, në rrëzë të Himalajave, për të kuptuar mënyrën e jetëses që bëjnë këta njerëz, dhe zbuloi diçka shumë ndryshe nga ajo që praktikohet nëpër botë.

Në këtë fshat, gratë janë ato vendimmarrëset, ajo që ulet në krye të tavolinës dhe flet derisa burrat duhet ta dëgjojnë dhe t’i binden pa pikë dyshimi. Ajo që e tërheq Choo Wailong është e kundërta e asaj që njihte, pra një botë ku meshkujt janë padronët, transmeton gazetametro.net


Libri i avokates Choo Waihong

Rregullat janë të qarta si për rolet dhe detyrat nga të cilat dallohen meshkujt dhe femrat për të çuar përpara komunitetin. Gratë trashëgojnë pronën, mbjellin kulturat, në fakt është një shoqëri agrare, kujdesen për familjen, gatimin, pastrimin dhe rrisin fëmijët. Burrat venë në dispozicion forcën, lërojnë arën, ndërtojnë dhe riparojnë shtëpitë, therrin kafshët, marrin vendime të rëndësishme, por fjala e fundit i mbetet kryetares së familjes. Vendos gjyshja.

Meshkujt luajnë rolin e donatorit për riprodhim dhe shumë pak për edukimin e fëmijëve.Si meshkujt dhe femrat mund të kenë shumë ose pak partnerë seksualë dhe nuk ka gjykim mbi numrin, nuk krijojnë familje bërthamë, por të zgjeruara që rrisin fëmijët dhe kujdesen për të moshuarit.

Fillimisht që fëmijët u përkasin nënave, ndërsa baballarët biologjikë jetojnë në shtëpitë e veta të familjeve matriarkale, me pak fjalë me nënën e tyre. Koncepti i martesës është i pakutimtë dhe aq më tepër për fëmijët që janë pa baba për një motiv të thjeshtë: shoqëria Mosuo nuk i kushton rëndësi patriarkatit.

Ajo që burrat dhe gratë mund të zgjedhin njihet si “martesa lëvizëse”, një term elegant për të përcaktuar takime seksuale nate dhe fshehurazi të quajtura “axia” të shenjuara nga një sinjal, një kapele e varur në portë që u sinjalizon burrave të tjerë në kërkim të një femre që të mos hyjnë, gruaja është e zënë me dikë tjetër. Këto takime mund të zgjasin një natë ose gjithë jetën, mund të sjellin ose jo një shtatzani, por nuk arrijnë kurrë të jetojnë së bashku ose të shqiptojnë një Po të bezdisur. Një detaj tjetër: e zakonshme është se gratë nuk e dinë se kush është babai i fëmijëve të tyre, por kjo nuk përbën një stigmë. Nuk ka reputacion të keq, gjithçka normale.

Nga një pikëpamje të gjitha gratë e komunitetit Mosuo janë të gjitha beqare, jeta është e përqendruar në familjen nga ana e nënës.