Opinion

Vazhdimësia e turpit me Luftën e Prekazit të vitit 1991

VAZHDIMËSIA E TURPIT ME LUFTËN E PREKAZIT TË VITIT 1991

Xhevat Meha

Edhe në fundvitin 2017 me 30 dhjetor u përkujtua ballafaqimi i parë luftarak i strukturave të organizuara të Kosovës kundër forcave të sigurisë së Serbisë. Ballafaqimi i parë luftarak nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore ka qenë lufta e Tahir dhe Nebih Mehës,miëpo ky ka qenë ballafaqim i familjës me forcat e sigurisë së Serbisë por jo i ndonjë strukture të organizuar në nivel të Kosovës. Edhe në këtë përkujtim, sikur edhe në të gjitha përkujtimet e deritanishme, vazhdoj turpi, vazhdoj ndasia, vazhdojpërvetësimi i ultë politik i njërës pjesë aktorë të kësaj ngjarje dhe mohimi e përjashtimi i aktorëve tjerëpjesë e kësaj ngjarje.

Lexuesve duhet që t’u përkujtohet drejt se çka dhe si ka ndodhur ballafaqimi i dhjetorit të vitit 1991. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur rastesisht, është vazhdimësi e disa ngjarjeve tjera paraprirëse. Ka qenë doktrinë mbrojtëse e LDK-së që të organizohen roje natës, ka qenë doktrinë mbrojtëse e LDK-se që nëse forcat e sigurisë së Serbisë ndërhyjnë në një shtëpi ose në ndonjë lagje, të tjerët të janë rrotull këtyre forcave të sigurisë, mos t’i lënë vetëm këto forca që të bëjnë çfarë të duanë por të janë të rrethuar dhe të vëzhguar.

Në këto kohë, autori i këtij shkrimi ka qenë Kryetar i LDK-së së fshatit Prekaz i Poshtëm. Në organizimin e rojëve natën, kemi pyetur: a të bëhën rojet me armë a pa armë? Me armë a pa armë, rojet i organizoni, ishte përgjigja. Ne i kemi organizuar rojet në të shumtën e rastëve me armë. Po kur të ndërhyjnë forcat serbe në një shtëpi a një lagje, a me i rrethue ne të tjerët me armë a pa armë, ka qenë pyetja tjetër. Me armë a pa armë, njerëzitë le të organizohen rrotull veç kah lufta mos tërhiqni, ishte përgjigja. Në ballafaqimin e Adem Jasharit dhe të grupit të tij në dhjetor të vitit 1991, ne i kemi rrethuar forcat e sigurisë së Serbisë me armë dhe pa armë, kanë qenë dhjetëra dhe më vonë edhe qindra që kanë ardhur të mobilizuar, fillimisht nga fshati ynë dhe pastaj edhe fshatëratë tjera disa edhe shumë të largëta.

Disa ngjarje tjera i kanë paraprirë këtij ballafaqimi luftarak. Sëpari, ka ndodhur ndërhyrja e forcave serbe në fshatin Pollat të Podujevës ku ka patur edhe të vrarë, pa ndonjë arsye. Pas kësaj, ka ndodhur gjuatje e forcave të sigurisë së Serbise në shtëpitë e fshatit Nadakovc të Vushtrrisë pa ndonjë arsye, mirëpo për fat nuk ka patur të lënduar. Pas këtyre ndërhyrjeve, në shtator të vitit 1991, Bëhet një thirrje telefonike në Kryesinë e LDK-së Dega në Skenderaj ku dikush që prezentohet se po ju thërras nga qendra e LDK-së në Prishtinë dhe se kemi informacion se sonte forcat e sigurisë së Serbisë do të ndërhyjnë në Lagjen Mehaj, kështu që rrini syçel.

Menjëherë pas këtij njoftimi, në Lagjen Mehaj vjen Muharrem Dërguti që ishtë anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Skenderaj dhe Përgjegjës për Mbrojtje dhe Siguri, i cili na njofton dhe kërkon që të rrijmë syçel. Në përgaditjet për të qenë syçel dhe për “pritjen e forcave serbe”, Lagja Mehaj të gjitha gratë dhe fëmijet i largoj nga Lagja dhe i strehoj tek farefisi në fshatra tjera, dhe meshkujt e moshës madhore nxorrën armët që kishin dhe dolen në mal ku qendruan gjithë natën të mobilizuar. Po ashtu, edhe lagjet tjera edhe në Prekaz të Epërm dhe edhe në Prekaz të Poshtëm organizuan roje dhe qëndruarn të mobilizuar gjatë gjithë natës, njëjtë vepruan edhe disa lagje të Fshatit Mikushnicë. Shumica e pjesëtarëve të këtyre lagjeve të mobilizuara, nxorrën armët personale që kishin të cilat i kishin mbajtur fshehtë edhe nga anëtarët e familjes dhe i vunë krahut në pritje për t’u ballafaquar me ardhjen e forcave të sigurisë së Serbisë. Më vonë kam nxjerrësi përfundim se telefonata duhet të ketë qenë një testim nga ndonjëri nga shërbimet e mshefta për të vërtetuar reagimin që do të ndodh në rast të ndonjë sulmi.

Si ndodhi ballafaqimi luftarak i grupit të Adem Jasharit me forcat e sigurisë së Serbisë? Nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri të organizuara përmes LDK-së, në Prekaz të Poshtëm kthehen Adem Jashari, Sahit Jashari dhe Ilaz Kodra me betimin e dhënë pas stërvitjeve se armët e marra në dorë nuk do t’i lëshojnë nga dora pa luftuar. Forcat e sigurisë së Sërbisë jo vetëm që kishin emërat e atyre që kishin stërvitur por kishin edhe numratë seriktë armëve të marra.

Në mes të natës së 29 dhe 30 dhjetorit të vitit 1991, forcat serbe ndërmarrin aksion me qëllim të arrestimit të Ademit, Sahitit dhe Ilazit dhe të konfiskimit të armëve të tyre.Mirëpo, këta mbajnë betimin e dhënë dhe i përgjigjen me zjarrë rrethimit nga forcat serbe. Luftimi kryhet në orët e hershme të mengjesit në të cilën marrin pjesë edhe Hamëz Jashari, Rifat Jashari, dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari por edhe Ilaz Kodra, Fadil Kodra dhe Zenun Kodra.

Me të marrë vesh për sulmin, diku para orës shtatë të mëngjesit, autori i këtij shkrimi kërkon mobilizimin fillimisht të Lagjës Mehaj dhe më vonë kjo përhapet edhe në Lagjet tjera dhe më gjerë, ashtu siç edhe ishin udhëzimet nga LDK. Të parët që janë takua me Adem Jasharin pas daljes së tij nga rrethimi kam qenë unë me grupin e Mehajve. Ademi nga një distancë na thërret “kendej, kendej” në drejtim të pozicionit ku ishte ai. Pak më vonë tek ky grup kanë ardhur edhe Hamza, Sahiti Jashari, kanë ardhur Gecët e Llaushës si Jetullahu, Rrustemi, Osmani, e disa të tjerë nga Gecët që u kam harruar emërat. Në këtë pozicion fillimisht janë tubuar të gjithë të mobilizuarit. Mbrenda më pak se dy orë, janë mobilizuar dhe kanë dalë nëpër kodrinatë e Prekazit diku rreth 50 – 100 individë, disa me armë dhe disa pa armë. Më vonë numëri është rritur dhe duhet të kenë qenë disa qindra por në shumicë pa armë, këta të shpërndar nëpër të gjitha kodrinat e Prekazit.

Gjithë këta të mobilizuar, qëndronin përballë forcave serbe fillimishtë të pozicionuara në Lagjen Jashari. Së paku 2-3 herë të mobilizuarit kanë kërkuar leje nga unë që t’i sulmojnë forcat serbe dhe t’i largojnë nga Lagja Jashari. U kam thënë jo, me bindjen se do të përhapej lufta, gjë e cila ishte e panevojshme me që Ademi, Hamëza, Rifati, Sahiti dhe të gjithë të tjerët kishin arritur të dalin jashtë rrethimit. Isha i sigurtë se kishte armë të mjaftueshme për t’i larguar forcat serbe nga Lagja Jashari për faktin se vetëm me pesë shkrepje nga Adem Jashari me pushkën e Zymer Mehaj në momentët e para të takimit tonë me Ademin nga pozicioni në të cilin u takuam dhe qëndronim ende, policët serb ikënin si pakrye për t’u fshehur. Të mobilizuarit më njihnin dhe më respektonin si komandant i tyre, kishin besim edhe në LDK si strukturë e organizuar politike dhe edhe në mua si individ.Unë nga pozicioni i komandantit zbatova udhëzimet e LDK-së për mospërhapje të luftës, ashtu kam besuar ashtu kam vepruar.

Dikur pasdite kur të gjithë u shpërndanë, isha në grupsë bashku me Zymer Mehmet Mehaj, Halil Gani Mehaj, dhe me Axhën tim Ramadan Milazim Mehaj i cili kishtë qenë duke më kërkuar për të më dhënë pushkën e tij me që unë nuk kisha pushkë. Pasiqë nuk dukej më ndonjë nga të mobilizuarit të ishte ende në kodrinë, dhe pas përshendetjës me dy të fundit të fundit, derisa ishim ende në pyll, ngritet mbi grupin tonë një helikopter i policisë i cili ka qendruar rreth një orë mbi kokatë tona. Dyshimet ekzistojnë se helikopteri informacionin për pozicionin tonë e kishte marrë nga njëri prej këtyre dy të fundit që u takuam dhe u ndamë. Gjatë qëndrimit në pyll vërejtëm një përson të cilin nuk e njihnim dhe që ishte zënë nën helikopter sëbashku me ne, që më vonë kuptuam se kishte qenë Vesel Selimi nga Aqareva e Skenderajt.

Kur u largua helikopteri, të gjithë dolëm nga pylli në një arë për të vërejtur se kishim qenë të rrethuar nga dy autoblinda të policisë të cilat nga një largësi prej 200-300 metrave filluan të gjuajne në drejtimin tonë. Nën këto breshëri, duke shkuar zhagas nëpër borë në arën e levruar, plagoset Vesel Selimi, mirëpo arritem që të gjithë të futëshim pas kodrinës në një pyll tjetër të vogël. Pas largimit nga ky pyll, duhej që gjithsesi të dilnim në terren të hapur ku ishim të sigurtë se prapë do të ishim nën breshërinë e autoblindave, mirëpo nga një largësi prej 400-500 metrave. Nën këto breshëri plagoset lehtë Halil Gani Mehaj. Dhe kështu përfundon përballja luftarake në Prekaz në dhjetor të vitit 1991.

Kjo përballje luftarake, pati ndikime tepër të fuqishme në zhvillimet e metutjeshme politike në Kosovë. Deri në këtë përballje, të gjitha aktivitetet politike nga fillimi i diskutimeve për ndryshimet kushtetuese, të kryera në Prekaz dhe rrethinën e afërt, janë organizuar dhe kryer si të bashkuar dhe pa ndonjë përçarje a ndasi të dukshme. Kanë punuar sëbashku edhe LPK-istët, edhe LDK-istët edhe ishkomunistët megjithëse me këta të fundi ka patur një rezervë. Kjo përballje luftarake, solli edhe fillimin e përçarjeve dhe ndasive. Përçarjet dhe ndasitë u rritën nga aktivizimi i motorëve të shërbimeve të mshefta të Tiranës dhe të Beogradit mbrenda LPK-se, dhe shërbimeve të mshefta të Beogradit mbrenda LDK-së.

Përçarjetë dhe ndasitë në fillim nxitëshin nga shërbimet e mshefta të Tiranës dhe Beogradit, dhe më vonë organizoheshin dhe kontrolloheshin përçarjet nga këto shërbime, deri në ditët e sotme dhe edhe sot vazhdojnë njëjtë. Në veprimtarinë e tyre të msheftë, këto dy shërbime kanë kryer aktivitete nga më të ndryshmet, nuk kanë zgjedhur mjete a metodë për arritjen e synimeve, kanë kryer edhe veprime kriminale deri në krime të rënda.

Nga përfundimi i luftës së fundit bëhen përkujtime të përballjes luftarake të vitit 1991 në Prekaz, por me ndasi të krijuara fill pas kësaj përballje. Përkujtimet kryhen nga një palë pjesëmarrëse kontribuese të kësaj përballje si palë e përfitimeve të ulta politike duke mohuar dhe lënë anash palën tjetër pjesëmarrëse kontribuese të kësaj përballje. Përkujtimi i kësaj përballje me kësilloj ndasishë dhe përfitimësh të ulta politike është turp. Vazhdimi i përkujtimit në këtë mënyrë është vazhdim i turpit.

Edhe në përkujtimin e fundit u vazhdua me turpin, njëjtë si në vitet tjera. Ishte e dhimbshme të shohës se në ballë të këtij turpi printe Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit. Për aq sa unë e kam njoftë Hamzën, po të ishte gjallë Hamza do t’i kishte thënë djalit: mos u bëj pjesë e kësilloj ndasive. Poçëse Bekimi nuk do të kishte ndëgjuar, Hamza do t’i kishte thënë: bërrllog e ke bërë?

Bekimi nuk ka marrë mësime nga zhvillimi i aktiviteteve politike të fillimvitëve nëntëdhjeta dhe nuk ka zbatuar praktikatë e mira të kësaj kohe. Ka qenë i ri atëherë por jo edhe aq i ri sa të mos i mbaj në mend këto praktika. Hamza ka qenë kontribuesi më i madh i themelimit ë LDK-së në Skenderaj dhe ishte anëtar i Këshillit Inicues. Kur u mbajtën votimet për të kaluar në zgjedhjën e Kryesisë së Degës së LDK-së në Skenderaj Hamza dhe Enver Haliti nga Luboveci nuk morën vota të mjaftueshme për të qenë Anëtarë të Kryesisë. Kjo u bë falë ndërhyrjes së SHMS-ve në numërimin e votave.

Pas kësaj, Hamza themeloj Degën e Partisë Republikane të Kosovës dhe ishte Kryetar i Degës për Skenderaj, parti e cila doli me thirrjen se dhunës do t’i përgjigjemi me dhunë. Edhe pse Partia Republikane nuk ka patur asnjë anëtar tjetër në Prekaz të Poshtëm, unë nuk kam mbajtur asnjë takim të LDK-së pa e ftuar edhe Hamzën, dhe nuk kam kryer asnjë aktivitet pa bashkëpunuar me Hamzën. Nuk e kam ditur unë atëherë se Hamza dhe Familja e tij do të bëjnë luftë epike të përmasa të paimagjinueshme, por kam njohur dhe respektuar aktivitetin dhe kontributin e deriatëhershëm. Nuk duhet të jesh bukëpërmbysës, është një thënie popullore. Kam patur vështirësi dhe probleme me Kryetarin dhe Kryesinë e atëhershme të LDK-se, më thonin pse po e fton, nuk është anëtar i partisë tonë. Unë u kam pas thanë atyre atëherë, bile kam pas ngritur edhe gishtin: kur ka ekzistuar katundi, partitë politike nuk kanë ekzistuar, partitë shkojnë e vojnë por katundi mbetet, ka qenë LKJ nuk është më, sot është LDK nesër mund të mos jetë më. Unë punoj me të gjithë së bashku si katund me këdo dhe kushdo që donë të punoj në këto aktivitete. Bekimi duhet të vazhdoj zbatimin e kësilloj praktikave.

Krijimi i ndasive është hapi i parë i krijimit të konflikteve. E krijimi i konflikteve është një nga programet e SHMS-ve për Kosovën e pasluftës së fundit. Është e turpshme për ata/ato që kontribojnë në zbatimin e progameve të Serbisë për Kosovën e pasluftës së fundit, kjo për ata/ato që nuk janë dijeni se për ata/ato që janë në dijeni është diçka tjetër, është zgjedhja e tyre. Bekim Jashari duhet të jetë në dijeni për programet e SHMS-ve për Kosovën e pasluftës së fundit. Është turp për Bekim Jasharin që të jetë kontribues në zbatimin e programeve të SHMS-ve, qoftë kjo edhe kur ai nuk është në dijeni për kësilloj kontributësh. Duhet të jetë në dijeni. Nuk do t’ia arrijnë SHMS-të të krijojnë ndonjë konflikt nga kjo ndasi, për faktin se për ndasi mjafton një palë mirëpo për konflikt duhen gjithsesi të janë dy palë. Nuk do kanë rastin që të kanë SHMS-të edhe palën tjetër për konflikt kësaj radhe, “sorry”.

Në vend të përfundimit:

Praktikatë e zhvillimit të aktiviteteve politike dhe luftarake të periudhës deri në këtë përballje luftarake që janë zbatuar në Prekaz dhe rrethinë, janë praktika ku janë gjetur pikat e interesit të përgjithshëm rreth të cilit janë tubuar të gjithë edhe pse me bindje dhe koncepte të ndryshme.Këto pika të interesit të përbashkët janë vendosur përmbi dallimeve, këto pika kanë shërbyer për afrim dhe punë të përbashkët. Dallimet kanë ekzistuar dhe kanë qenë të njohura edhe atëherë, por janë respektuar dallimet dhe është respektuar e nuk është shkelur interesi i përbashkët. Këto janë praktika të mira, dhe si praktika të mira duhet të janë themeli i praktikave për ndërtimine shtetit të Kosovës.

Drzhava e Kosovës po bien, shteti i Kosovës po fillon të ndërtohet! Bac nuk u kry, mashtrim ka qenë!