Shëndetësi

Ushqimi i shpejtë kërcënues për shëndetin sikurse sëmundjet e rënda

22:43 | 12 Janar 2018Të konsumosh hamburger dhe patate të skuqura mund të jetë po aq e dëmshme sikurse të prekesh nga ndonjë sëmundje serioze.

Shkencëtarët në Universitetin e Bonit kanë gjetur se ushqimi i shpejtë shkatërron sistemin imunitar, sikurse ai të ishte goditur nga ndonjë sëmundje vdekpjeprurëse.

Ushqimi i shpejtë i bën qelizat imune më agresive me kalimin e kohës, duke rritur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të mëdha.

Këto efekte mund të zgjasin shumë edhe pasi keni hequr dorë nga këto ushqime dhe keni filluar dietën me fruta dhe perime.

Studiuesit thonë se gjetjet mund të shpjegojnë lidhjen mes ushqimit të shpejtë dhe forcimit të arterieve, meqë depozitat tipike kryesisht përbëhen nga lipidet dhe qelizat imune./arbresh.info/