Ekonomi

Turqia, e katërta në botë për fuqinë e instaluar të energjisë gjeotermale

 

 

Turqia, nga aspekti i fuqisë së instaluar të energjisë gjeotermale, zë vendin e katërt në botë pas Amerikës, Filipineve dhe Indonezisë.

Kryetari i Shoqatës së Investuesve të Centralit Gjeotermal Elektri, Ufuk Shentyrk (Ufuk Şentürk) bëri të ditur se kapaciteti i energjisë gjeotermale të instaluar në Turqi rrite vazhdimisht dhe investimet e bëra në këtë fushë vitin e kaluar në krahasim me një vit më parë janë rritur 45%.

Së bashku me 4 centrale të marra në administrim vitin e kaluar, numri i centraleve gjeotermale në Turqi është rritur në 41, -tha Shentyrk duke shtuar edhe bindjen për vazhdimësinë e rritjes në këtë fushë edhe këtë vit.

Ai tërhoqi vëmendjen se me potencialin gjeotermal të Turqisë interesohen nga afër edhe investitorët e huaj dhe vijoi me fjalët: “Kompanitë arabe kanë marrë 14 licenca në Anadollin Qendrorë. Kapaciteti total i fuqisë së energjisë të instaluar gjeotermale në botë është në nivelin 14 mijë megavat. Ndërkohë që në krye gjenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kapacitetin e instaluar 3 mijë e 591 megavat, Filipinet kanë një kapacitet të instaluar prej 1 mijë e 868 megavatësh ndërsa Indonezia ka një kapacitet prej 1 mijë e 809 megavatësh. Kurse në Turqi, ndërkohë që në vitin 2016 fuqia e instaluar ishte 760 megavat, në vitin 2017 me një investim prej 1,4 miliardë dollarësh ky kapacitet arriti në 1 mijë e 100 megavat.

Turqia, nga aspekti i fuqisë së instaluar të energjisë gjeotermale, zë vendin e katërt në botë pas Amerikës, Filipineve dhe Indonezisë