Kulturë

Trashëgimtari i fronit zbulon anën tjetër të Petrelës

Trashëgimtari i fronit zbulon anën tjetër të Petrelës

 

Në një udhëtim të tij shumë afër Tiranës, Leka i Dytë, trashëgimtari i fronit mbretëror, ka parë një anë të panjohur të Petrelës. Në fakt ajo çfarë kemi pasur mundësi të sodisim është pjesa e ndërtuar në kohën e pushtimit turk. Leka ka preferuar të shohë anën tjetër.

Është një qytet madhështor ilir!

Askush nuk e di se si quhej ky qytet, emri i të cilit ka humbur përfundimisht. Ky mur i takon pak a shume vitit 300 para Krishtit, kohë kur kjo pjesë e Ilirisë sundohej nga mbreti Glaukia i Taulanteve luftetarë të rreptë! Siç e shihni në foto, lartësia e mureve (qe mjerisht po bien e askush nuk kujtohet ti mirembaje) eshte ende ne disa pjese deri afer 10 m, aq sa jane dhe muret e Trojes sot!

Qyteti nuk ka asnje shenje rindertimi mesjetar, cka dmth se ai nuk e mori veten kurre, dhe ne vend te tij u ngrit aty prane Keshtjella e vogel e Petreles.

Qyteti ishte pra rreth 50 ha ne antikitet, ndersa zhdukja e popullsise dhe ripopullimi i ketij vendi ne Mesjete me as dy hektare te Petreles tregon dukshem masen e zhdukjes se etnise ilire nga pushtimet e huaja.

Sot ne nuk mund te themi nese kete shkaterim e sollen romaket ne luftrat iliro-romake, apo barbaret ne fund te antikitetit te vone, por eshte fakt se ky qytet nuk preket psh nga rifortifikimet e kujdeshme te Justinianit, cka dmth se ne kohen e tij, ky qytet ishte tashme nje vendbanim i harruar.

Dhe kjo na çon ne konkluzionin se ky qytet u shkatërrua tëresisht nga romaket, të cilët nuk kishin kurrë interes më vonë të rindertonin qytetet në maja malesh (ku mund të bëheshin qendra rezistence të popullsisë lokale), por i zhvilluan qytetet vetëm në zona fushore, lehtësisht të kontrollueshme prej tyre.