Lajme

Spiunët e pavetëdijshëm (më të rrezikshmit ) për Kosovën

Spiunët e pavetëdijshëm më të rrezikshmit për Kosovën

 

Problematika e konspiracionit dhe rrjeteve të spiunazhit, shpeshherë, kanë dalë të jenë ato që i paraprijnë shumë proceseve që ndodhin në vende të caktuara. Këto problematika janë të trajtuara edhe në librin “SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE”, me autor Xhevat Meha.

Në një intervistë autori Xhevat Meha, flet për librin e tij, dhe për ndikimin e spiunazhit në Kosovë.

Ju keni berë një libër që trajton praninë e shërbimeve sekrete në Kosovë. Çfarë në të vërtetë është trajtesa dhe syzheu i librit?

Xhevat Meha:  Libri nuk trajton pranine e te gjitha sherbimeve te mshefta dhe veprimtarine e mshefte ne pergjithesi por trajton vetem pranin e veprimtarise se Sherbimeve te Mshefta Serbe ne Kosove, dhe ate fokusi eshte ne periudhen e pasluftes se fundit. Libri merret me shume me nivelin analitik te kesaj veprimtarie kurse niveli operative perdoret kryesisht permes shembujve per te demonstruar lidhjen me zbatimin ne praktike.  Libri eshte nje permbledhje e te gjeturave nga  hulumtimet dhe analizate e kryera por edhe te njohurive nga vet une per kete veprimtari te fituara nga futja e gersherve tek puna dhe jeta ime dhe marrjes se goditjeve drejtperdrejt nga kjo veprimtari ne pune dhe ne jete, dmth njohurite nga vete jeta. Ne hulumtimet dhe analizat e kryera, jane perdorur metodologji shkencore. Me gjeresishte ne lidhje me keto jane te paraqitura ne vet librin e botuar vitin kaluar “SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE”

Keni ngritur një tezë interesante të trajtimit të spiunëve profesionist dhe  atyre të pa “vetëdijshëm..?

Xhevat Meha: Nga hulumtimet dhe analizat qe kam bere, individet e kycur ne kete veprimtari une i shoh te kategorizuar ne tre grupe: 1) spiunet e stervitur dhe te betuar, qe numri i publikuar i ketyre ne periudhen e pasluftes se fundt eshte 720. 2) Individet qe jane ne dijeni se veprojne ne dobi te SHMS-ve por nuk jane nga kjo kategoria e pare, keta jane “zlatna rezerva” per zevendesimin e ketyre nga kategoria e pare, per faktin se numri prej rreth 700 eshte maksimumi qe i duhen Serbise per Kosoven e palsuftes se fundit. Ne gjykimin tim, numri i individeve te kesaj kategorie eshte rreth 5000. Dhe 3) Individet qe nuk jane ne dijeni se veprojne ne dobi te SHMS-ve, te cilet ne gjykimin tim jane rreth 45,000 te kesaj kategorie. Keta individe nuk jane statike, keta jane njejte sikur lojtaret ne fushe, zevendesohen, del njeri i leshon vendin tjetrit, kur shtrydhen si limoni hudhen dhe merret nje i fresket.  Te ketille jane shume por shembuj te ketyre jane p.sh. drejtoret e ndermarrjeve publike dhe te iinstitucioneve tjera, ose me konkretisht publikimi i incizimeve te aferes “Pronto”. Keta jane lakmiqar ose llaskuca siq i njeh populli. Lakmia e tyre siguron kryerje te plote te detyrave, nuk lejne gje pa bere, nuk lejne vlere pa shkel e shkaterruar.  Edhe per keto me gjeresishte jane te shtjelluara ne liber.

A është spiun, argat i së keqës edhe një njeri që shkruan një genjeshter  apo një etikim në rrjetet sociale?

Xhevat Meha: Jo gjithesecili argate i se keqes eshte edhe i kycyr ne veprimtarine e mshefte serbe ne Kosove. Veprimet qe perseriten nuk jane rastesi, jane veprime te mendura dhe te kryera ne menyre te organizuar me qellim te arritjes se synimit te vecante. Veprimet qe perseriten jane sistematike, jane pjese e sistemit ne veprim. Veprimet argat i se keqes qe jane rastesi dhe nuk jane sistematike nuk jane pjese e veprimtarise se SHMS-ve. Veprimet qe perseriten dhe jane sistematike jane pjese e veprimtarise se SHMS-ve dhe se bartesite e ketyre veprimeve i takojne njeres nga kategorite e cekura me larte.

Sa janë kapacitetet e institucioneve të sigurisë së Kosovës për tu përballë me praninë e rrjeteva të spiunazhës në Kosovë?

Xhevat Meha: Nuk kam te dhena te mjaftueshme per te dhene nje vleresim te plote per kapacitetet e institucioneve tona per t’u perballur me pranine e veprimtarise se SHMS-ve. Institucionet kompetente per t’u perballe me kete veprimtari sigurishte se jane te brishta sikur jane edhe te gjitha institucionet tjera te Kosoves. Nuk eshte problem brishtesia, problem eshte vullneti per t’u perballe te cilin nuk po e shoh te shperfaqur as nga keto institucione dhe as nga partite politike. Per aq sa une kam dijeni, i pari dhe i fundit institucion qe publikisht te bej thirrje per perballje me veprimtarine e SHMS-ve ka qene Kuvendi i Kosoves i krijuar para luftes se fundit, Kuvend i cili ne mbledhjen per shperndarjen e tij per t’u leshuar vendin institucioneve te UNMIK-ut te mbajtur ne vitin 2000 ka miratuar te vetmen rezolute permes te ciles i behet thirje mekanizmave nderkombtar te sigurise qe urgjentishte te marrin masa kunder nderhyrjeve te atyketushme te sherbimeve sekrete serbe.

A mund të pritet rritja e ndikimit të SHBA-s në Kosovë karshi rritjes së pranisë së Rusisë në Balkan?

Xhevat Meha: Sigurishte se lufta ne mes te SHMS-ve dhe Rusise per te patur ndikimin ne Ballkan eshte dicka e vazhdueshme. Por perballjen me veprimtarine e SHMS-ve ne Kosove e shoh si me te thjeshtesuar. SHBA-te dhe fuqite perendimore kane qene aleatet tane kryesor per te larguar ushtrine dhe adminstraten serbe nga Kosova. Po si eshte realizuar kjo? Vullneti dhe angazhimi nga ana jone dhe ndihma dhe mbeshtetja nga aleatet tane. Edhe per te larguar kontrollin e vendosur nga SHMS-te mbi institucionet tona si dhe per te mposhtur veprimtarine e SHMS-ve ne Kosove duhet e njejta gje, as me shume dhe as me pak, vullneti dhe angazhimi jone dhe ndihma dhe mbeshtetja nga aleatet tane.

 

Biografia:

Xhevat Meha u lind në vitin 1964 në Prekaz të Poshtëm, Komuna Skenderaj. Në vitin 1989 u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Kosovës. Pas diplomimit, punoi si Profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike në Skenderaj deri në shkurt të vitit 1992, kur emigroj në Londër.

 

Në Londër, në vitin 1996 u regjistrua për të studiuar kontabilitetin dhe revizionin financiar në ACCA (The Association of Chartered Certified Accountants – një nga institucionet më të fuqishme ndërkombtare për kontabilitet dhe revizion financiar). Në po këtë vit fillojë të punojë në KPMG (një nga katër firmat më të fuqishme botërore për revizion financiar dhe konsulencë me klientë anëtarë të Bursës Financiare Londineze. Këtu punoj deri në kthimin e tij në Kosovë në vitin 2001. Në vitin 2000 përfundojë studimet në ACCA dhe bëhet anëtar i këtij institucioni (ekuivalent me shkallën Magjistër i Shkencave) ku vazhdon të jetë deri sot.

 

Në fund të shtatorit të vitit 2001 kthehet në Kosovë, dhe në verë të vitit 2002 themelon Zyrën për ofrim të shërbimeve profesionale të revizionit dhe konsulencës ku punoi deri në vitin 2010. Gjatë kësaj kohe përmes kësaj zyre, ka kryer mbi 100 revizione financiare me klientë, si KEK, Trusti Pensional, Ndërmarrjet Publike të Ujit, Mbeturinave dhe Kanalizimeve, ndërmarrje shoqërore dhe private, Organizata Jo Qeveritare vendore dhe ndërkombtare, etj. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe ka punuar në projekte të shumëta të ofrimit të konsulencës për institucionet shtetërore, institucionet publike dhe ndërmarrjet private.

 

Në vitin 2009 punësohet në PTK, ndërsa nga viti 2012 punon në Postën e Kosovës.

 

Libri “Syni dhe Mendja e Qytetarit përballë Shërbimeve të Mëshefta Serbe” është libri i parë i autorit. Xhevat Meha, ka një numër të madh të prononcimeve për mediat në Kosovë dhe ka disa shkrime për gazeta dhe punime tjera ku njëra nga këto punime ka marrë shpërblim nga Shoqata e Bankave të Kosovës. Të gjitha këto prononcime dhe punime mund të gjënden në faqen e internetit www.luani.co.