Sport

Skifterat nuk udhëtojnë drejt Gjakovës të premten, arsyeja do të ju befasoj (Video)

Gjilanin e pret një udhëtim vështirë të premten në Gjakovë.

Skuadra e kuqe takohet me Vëllaznimin, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Tifo-grupi gjilanas, Skifterat nuk do të udhëtojnë drejt Gjakovës.

Ata e kanë konfirmuar lajmin mbrëmë përmes një postimi në Facebook.

s

Mirëpo, sonte Skifterat e kanë zbuluar arsyen e këtij vendimi.

Tifo-grupi bardhekuq, ka publikuar në faqen zyrtare arsyetimin.

Njoftimin e plotë pa ndërhyrje nga redaksia, mund ta lexoni më poshtë.

“Ky është Hajrullah Fetinci , 82 vjeçar , jeton i vetëm në një shtëpi që vetëm shtëpi nuk mund ta quajmë.
Përkundër moshës së shtyrë dhe shëndetit të përkeqsuar, ai nuk e don lëmoshën prandaj me fuqinë e tij të pakët mbledh të gjitha kanaçet dhe hekurinat e qytetit,për të siguruar bukën e gojës.

Gjendja e axhës Hajrullah preku ndërgjegjen tonë dhe këtë javë përbën arsyen tonë të veçantë,për të cilën nuk do të udhëtojmë në ndeshjen e rradhës.

Në vend të kësaj,Skifterat zgjodhën të i dedikojnë shpenzimet e udhëtimit për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së tij.Falemnderojmë të gjithë Skifterat që nuk hezituan në tubimin e fondeve,ndërsa kërkojmë mirëkuptimin e luftëtarëve tonë të fushës,me të cilët pamvarsisht rezultatit të takimit, do të jemi gjithmonë krenarë”.

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu.  /Gazeta Olle/

cats

 

skifterat

skifterat

skifterat

skifterat

skifterat

skifterat

skifterat gjilani