Skënderbeu nga Korça ka shënuar një tjetër sukses në historinë e klubit, pasi sonte ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa Ligës, pasi që në ndeshjen e kthimit kundër Dinamo Zagreb ka luajtur baras 0:0.

Ndeshja e parë në Zagreb përfundoi me rezultat 1:1, dhe duke iu falënderuar golit të shënuar si mysafir, Skënderbeu do të jetë pjesë e fazës së ardhshme të garave.

Derisa pjesa e parë nuk ishte edhe aq shumë interesante, në 45 minutat e dytë ishin mysafirët ata që sulmuan më shumë drejt portës së vendëse, duke kërkuar vazhdimisht golin që do t’iu siguronte kualifikimin e mundshëm, por pa pasur sukses.

Vendësit në minutën 77 mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi që kamerunasi  Nimaga u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke bërë që automatikisht të largohej nga fusha.

Në finish të takimit Fernandez i Dinamos rrezikoi portën e vendësve, por nuk arriti të shënojë.

Ndryshe, Dinamo pas 11 vjetësh për herë të parë mbetet jashtë fazës së grupeve në garat evropiane të futbollit.