Teknologji

Rusia me armën më të tmerrshme që i mbijeton cunamit

Ueb faqja amerikane Popular Mechanics ka publikuar një dokument nga Pentagoni, sipas të cilit Rusia është duke zhvilluar armën më të fuqishme nukleare në 50 vjetët e fundit.


Dokumenti përshkruan armën nukleare si një “torpedo autonome ndërkontinentale e armatosur”.

Ekzistenca e projektit të Kremlinit njihet si “Kanyon” dhe sipas Pentagonit ai është testuar më 27 nëntor të vitit 2016 në rajonin e Arktikut, ndërsa do të jetë i gatshëm deri në vitin 2020. Projekti, ndërkaq, sipas Rusisë njihet si sistemi “Status- 6” dhe është 24 metra e gjatë.

“Kanyon” është në gjendje për t’u përballur me valët e cunamit të lartë deri në 500 metra, posedon një fuqi bërthamore prej 100 megatonësh, është imune ndaj predhave, laserëve dhe do të shërbejë për sulme parandaluese.

Përveç kësaj, “Kanyon” është e pajisur me teknologjinë “Stealth” për të qenë e padukshme ndaj detektimit.

Moska zyrtare ka mohuar se posedon një armë të tillë.