Shëndetësi

Receta popullore për mbrojtjen e mishit të dhëmbëve

Paradentoza është një infeksion i cili prek mishrat e dhëmbëve duke depërtuar më pas tek dhëmbi. Shkaqet e paradentozës janë miliona baktere, të cilat jetojnë në gojën e njeriut dhe përhapen si pasojë e ushqimit jo të shëndetshëm dhe higjienës së keqe. Statistikat tregojnë se 30 deri 40 për qind vuajnë nga kjo sëmundje.

Paradentoza është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dhëmbëve te personat e rritur. Për fat të keq,paradentoza shfaqet me simptoma të vogla, kështu që shumica e njerëzve nuk mundet ta vërejë se vuan nga kjo sëmundje apo infeksion. 

Simptomat që duhet dalluar janë: mishi tepër i ndjeshëm, mishi i ënjtur i dhëmbëve, ngjyra tejet e kuqe e mishit të dhëmbëve, aroma nga goja, shija e çuditshme në gojë, dhimbje në dhëmbë dhe në mishin e tyre. 

Receta popullore që shëron këtë problem është pastrimi i dhëmbëve për çdo ditë me vaj ulliri. Vaji i ullirit kujdeset mirë për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut infeksionet.