Plani i madh i Gjermanisë për Ballkanin, përfiton Kosova

0
Plani i madh i Gjermanisë për Ballkanin, përfiton Kosova

Një prej qëllimeve është që në Ballkanin Perëndimor të krijohet rrjeti i lidhjeve infrastrukturore siç janë autostradat në mënyrë që të lidhen Shqipëria, Kosova dhe Serbia si dhe Bosnja dhe Hercegovina në mes veti.


Siç kuptojnë mediet, Gjermania ka përgatitur program të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, i cili do të ishte kompensim për pritje të gjatë për hyrje në Bashkimin Evropian.

Duke u thirrur në burimet diplomatike, mediet pretendojnë se Berlini e ka përgatitur “mini planin Marshall” për Ballkan i cili në disa vitet e ardhshme do të ngritë ekonominë e rajonit dhe se ky propozim së shpejti do të gjendet në tavolinën e Këshillit të Evropës në Bruksel, i cili do të duhej të miratojë dhe të caktojë fondin e posaçëm për shtetet ballkanike, transmeton gazetametro.net.

Plani i cekur është quajtur “Berlin plus”, ndërsa mjetet për realizimin e tij duhet, në mes tjerësh, të sigurojë Zona Ekonomike Evropiane (EEA) të cilën e përbëjnë të gjitha anëtaret e BE, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, si dhe Asociacioni Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), të cilit përveç shteteve të përmendura i takon edhe Zvicra.

Shumat nuk janë të njohura, sepse ende duhet të organizohen aksionet për donacione, por, duke marrë parasysh vëllimin e projekteve, në çdo rast duhen të jenë të konsiderueshme. Ideja është se rajoni ynë, për një afat të shkurtër prej disa viteve, të krijohet hapësirë atraktive ekonomike.

Fondet do të mund të përdoren, në mes tjerash, edhe për themelimin e firmave të reja.

Siç shkruajnë mediet, një nga qëllimet është që në Ballkanin Perëndimor të krijohet rrjeti i lidhjeve infrastrukturore siç janë autostradat në mënyrë që të lidhen Shqipëria, Kosova dhe Serbia si dhe Bosnja dhe Hercegovina në mes veti.

Qëllimi është që kështu të “kapërcehet” periudha e pasigurt prej disa viteve, në të cilën BE, nën presionin e krizave të shumta, nuk mendon të zgjerohet për momentin.

Arsye e fortë për aktivizimin e “Berlin plus” është zbutja i tensioneve në rajon.

Për Gjermaninë, Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe sigurie. Rasti që të bëhet diçka më konkrete në çështjen “Berlin plus” do të jetë kah mesi i muajit të ardhshëm, kur në Trieste mbahet samiti i rregullt vjetor mbi Ballkanin Perëndimor,

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU