Sport

Personaliteti i vitit në Angli, Joshua i katërti

Sir Mo Farah fitoi çmimin e Personalitetit të Sportit të Vitit në BBC në një mbrëmje të madhe në Liverpul.

Atleti i madh, 34 vjeç, u tërhoq nga garat këtë vit dhe mori çmimin e madh të BBC-së për herë të parë në karrierën e tij.

Pas tij u renditen piloti i Moto GP, Jonathan Rea dhe atleti Jonnie Peacock.

Në vendin e katërt është kampioni i pa mposhtur i peshave të rënda, Anthony Joshua.

Prej futbollistëve, Hary Kane është i pari në këtë listë dhe i teti në listën e përgjithshme. /IndeksOnline/