Teknologji

Panairi automobilistik në Bruksel

BRUSSELS, BELGIUM - JANUARY 10 : A BMW Concept Z4 is displayed during the 96th Brussels Motor Show at Brussels Expo Center in Brussels, Belgium on January 10, 2018. ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )

Brussels Motor Show | Në “Expo Center” të kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel, ka hapur dyert për të 96-ën herë për vizitorët panairi automobilistik, një organizim i FEBIAC.

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel është hapur Panairi i 96-të i Automjeteve. I organizuar në “Expo Center” nga Federata Belge e Automjeteve (FEBIAC), panairi filloi të presë vizitorët e parë dhe do të qëndrojë i hapur deri në 21 janar. I vendosur në një hapësirë me sipërfaqe 45 mijë metra katrorë, prodhuesit liderë të automjeteve në botë do të prezantojë në këtë panair me qindra modele të ndryshme të automjeteve, SUV, kamioneta, mjete të lehta tregtare dhe motoçikleta.