Pak pjesëmarrje në tubimin e muslimanëve kundër terrori

0

Pak pjesëmarrje në tubimin e muslimanëve kundër terrorit

Tubimi në qendër të Këlnit nën moton “Jo me ne” synonte të dënonte dhunën islamike. Por mesazhi i fuqishëm që pritej nga ky tubim nuk u arrit, se pjesëmarrja qe tepër e dobët.

Deutschland Köln Friedensmarsch von Muslimen gegen islamistischen Terror (Reuters/T. Schmuelgen)

Pjesëmarrja në marshimin “Jo me ne – muslimanë dhe miq kundër dhunës dhe terrorit” qe shumë më e ulët nga sa prisnin nismëtarët e saj. Studiuesja e fesë islame Lamya Kaddor dhe aktivisti musliman i paqes Tarek Mohamad prisnin 10.000 pjesëmarrë. Në fillim të tubimit në sheshin e Këlnit Heumarkt u mblodhën sipas burimeve të policisë rreth 300 pjesëmarrës. Në parakalimin dyorësh që pasoi nëpër rrugët e qytetit morën pjesë, sipas vlerësimeve të vëzhguesve rreth 1.000 vetë. Policia, kishte vënë në dispozicion rreth 700 policë.

Deutschland Köln Friedensmarsch von Muslimen gegen islamistischen Terror (Reuters/T. Schmuelgen)

Organizatorët Kaddor dhe Mohamad u kishin bërë thirrje muslimanëve nga e gjithë Gjermania për të marrë pjesë pas sulmeve terroriste në Berlin, Mançester dhe Londër në këtë manifestim si shenjë kundër islamizmit dhe terrorizmit. “Ne nuk lejojmë që terroristët të vrasin në emër të fesë islame (…) njerëz të pafajshëm,” thuhej në thirrjen e organizatorëve. Ky manifestim u mbështet ndër të tjera nga Këshilli Qendror i Muslimanëve në Gjermani dhe nga shoqatat e komunitetit turk.

Shoqata Ditib jo e pranishme

Por Bashkimi Turko-Islam, Ditib, shoqata më e madhe gjermano-turke në Gjermani refuzoi të merrte pjesë në manifestim, duke thënë se “demonstrata muslimane kundër terrorit” i stigmatizojnë muslimanët.

Köln Muslimischee Demonstration gegen Terror (DW/S. Niloy)

Ky qëndrim u kritikua sërish nga ministri Federal i Drejtësisë Heiko Maas. Ai tha se asnjë musliman nuk duhet të konsiderohet si i dyshuar për shkak të terrorizmit islamik, por se është detyrë e të gjithë shoqërisë civile që të distancohet nga terrori. Sipas ministrit Maas shoqatat muslimane kanë “sigurisht një përgjegjësi të veçantë për të mbytur që në embrion rrymat ekstremiste në xhami.”

Edhe ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) e kritikoi mospjesëmarrjen e Ditib-it, sepse terrorizimi nuk bën dallime mes muslimanëve dhe njerëzve të tjerë dhe përbën kërcënim për të gjithë.

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU