Sociale

Njerëzit që kanë respekt për veten, nuk i tolerojnë kurrë këto sjellje

Njerëzit që kanë respekt për veten, nuk i tolerojnë kurrë këto sjellje

Screen Shot 2016-08-04 at 08.45.38

Nëse vërtetë e respektoni dhe e doni veten tuaj, ju nuk do të toleroni asnjë nga këto sjellje  toksike.

1. Kënaqja e njerëzve

Në fund të ditës, ju duhet të bëni vetëm atë që ju bën të lumtur, dhe të ndiqni instiktin tuaj. Harrojeni që të përpiqeni për të bindur të tjerët; ata vetëm do të përpiqen që t’ju pengojnë shumicën e kohës, dhe t’ju japin 1000 arsye pse ju nuk duhet të ndiqni zemrën tuaj. Ju duhet të ngriheni mbi mendimet e të tjerëve, dhe në vend të kësaj, të bëni vetëm atë që ndieni se është e drejtë për ju. Çdo person që respekton vetveten, vlerëson mendimin e tij, mbi atë të të tjerëve.

2. Një pikëpamje negative për veten e tyre

“Ji i vetëdijshëm për të folurit me vetveten; është një bisedë me universin”. – David James Lees

Nëse ju doni që realiteti juaj të duket më pozitiv dhe i gjallë, atëherë mendimet tuaja duhet të reshtohen në një linjë me atë se si doni që të duket bota juaj. Nëse ju keni një pikëpamje negative për veten, bota do të duket gri dhe e dëshpëruar. Megjithatë, nëse ju keni një marrëdhënie pozitive me veten tuaj, ju do të shihni mundësi të pafundme dhe lumturi, kudo që të shikoni. Njerëzit që respektojnë vetveten e duan dhe e ushqejnë veten me mendime, marrëdhënie, karriera, dhe qëllime pozitive.

3. Qëndrimi në stanjacion

“Një zonë rehatie është një vend i bukur, por asgjë nuk rritet atje.” – I panjohur

Nëse ju shikoni përreth, bota duket si një vend mjaft i frikshëm, dhe kaq shumë njerëz vendosin të mbeten në rrjetën e tyre të sigurisë, për aq kohë sa të jetë e mundur, për të shmangur çdo gjë të pakëndshme. Megjithatë, ju nuk mund të rriteni, në qoftë se nuk provoni gjëra të reja. Njerëzit që respektojnë veten duan që të shtyjnë kufijtë dhe të shohin se sa shumë mund të shtrihen, për t’u zhvilluar si person.

4. Përpiqen për t’u përshtatur

Sërish, ju nuk mund të rriteni dhe të mësoni, në qoftë se kujdeseni vetëm të ndiqni tufën. Në mënyrë që të lulëzoni vërtetë në këtë botë, duhet të ndërtoni rrugën tuaj dhe të mësoni të besoni në instinktet tuaja, dhe jo mendimet e lodhur të të tjerëve. Mësoni që të ndjeheni rehat në lëkurën tuaj dhe t’i besoni intuitës, dhe do të shihni një botë krejt të re të hapur për ju.

5. Të punuarit në një punë që “të ha shpirtin”

Për fat të keq, shumica e njerëzve punojnë në punë që ata e urrejnë, vetëm e vetëm për të paguar faturat. Megjithatë, ju nuk duhet të bëheni një statistikë; mund të lini atë punë që ju “shteron” dhe të kërkoni për diçka tjetër, që me të vërtetë do të përmbushë shpirtin tuaj. Njerëzit me respekt për veten gërrmojnë thellë, për të zbuluar atë që me të vërtetë dëshiron shpirti i tyre, dhe pastaj e ndjekin atë thirrje në mënyrë të guximshme. Sigurisht, ndonjëherë do të keni vështirësi, deri sa të gjeni diçka më të mirë, por mbetet ideja që, kushdo që e do dhe e respekton vetveten, në fund të fundit do të largohet nga një punë, e cila nuk ndihmon mirëqenien mendore dhe emocionale.

6. Neglizhimi i shëndetit

Të ndjerit mirë fillon dhe mbaron me ty; askush tjetër nuk mund të marrë përgjegjësinë për shëndetin tuaj. Nëse ju nuk ndiheni mirë mendërisht, fizikisht, apo emocionalisht, shqyrtoni jetën tuaj, për të parë se ku mund të bëni disa ndryshime. Ndryshimi nuk ndodh brenda natës, por ndodh gradualisht me hapa veprues. Çdo person që ka respekt për veten vë shëndetin në plan të parë, sepse e di që pa këtë, nuk mund të gëzojnë jetë të plotë.

7. Marrëdhënie tejet kontrolluese

Nëse keni miq ose një partner që përpiqet të diktojnë çdo aspekt të jetës suaj, atëherë kjo patjetër duhet të ndezë këmbanat e alarmit në kokën tuaj. Kurrë nuk duhet të toleroni dikë që dëshiron të manipulojë dhe kontrollojë marrëdhënien tuaj. Sipas një artikulli mbi marrëdhëniet toksike, “marrëdhëniet toksike mund të ekzistojnë në çdo lloj marrëdhënie, dhe ato janë të këqija për shëndetin tuaj”. Ju meritoni miqësitë dhe marrëdhëniet që rrisin mirëqenien tuaj dhe që ju sfidojnë, për t’u rritur dhe mësuar. Ta themi thjesht, në qoftë se dikush në jetën tuaj, më shumë ju ulu poshtë, se sa ju ngre lart, atëherë ju duhet ta lini të shkojë. Njerëzit me respekt për veten nuk lënë askënd t’i kontrollojë, por e kontrollijnë vetë jetën e tyre, pikë.

8. Të qënit dembel

Në epokën e teknologjisë, shumë prej nesh kanë lejuar që smartphonet, tabletat dhe kompjuterët, të na argëtojë shumicën e kohës. Ne kemi humbur motivimin, sepse duket e lehtë për t’u ulur përballë një ekrani, se sa të dalësh jashtë në botën reale për të bërë gjëra. Megjithatë, çdo person me respekt për vetveten nuk lejon të bjerë në vetëkënaqësi; ata vazhdojnë të punojnë fort drejt objektivave që kanë, dhe dinë si të vetëkontrollohen dhe disiplinohen, për avantazhin e tyre.

9. Mos zgjedhja e lumturisë

SHumë njerëz pranojnë më pak sa meritojnë në botë sot, thjeshtë sepse nuk e vlerësojnë veten sa duhet, ose ndjehen shumë rehat në situatën e tyre aktuale, për të bërë ndryshime. Megjithatë, çdo person me respekt për veten gjithmonë zgjedh atë që e bën më të lumtur, pavarësisht se çfarë i duhet të bëjë për ta arritur. Ata nuk vendosin limite mbi jetët e tyre, sepse e dinë që magjia ekziston vërtetë në këtë botë, pavarësisht se çfarë na kanë thënë të besojmë. /bota.al