Magazina

Naser Berisha flladi veror i një balade!

Naser Berisha pasi që para dy muajve publikoi bashkpunimin e fundit me Hekuran Krasniqin me kengën „Pa kasavet“ ai tani pas plotë 3 viteve është rikthyer përseri me një solo-projekt.

Zëri më i preferuar i rock-baladave shqiptare Naser Berisha, para pak ditëve publikoi këngën e kompozuar nga vet ai dhe me tekst të Dardan Shkrelit, kurse një pjesë të aranzhmaneve i sjelli nga studio e tij nga Gjermania „BB-Records“ kurse pjesën tjetër e punoi së bashku me gitaristin e dy albumeve të para të tij Reshat Beqirin dhe mjeshtrin Besim Baftiun, i cili poashtu bëri edhe miximin dhe masteringun e këngës.

Kënga titullohet „Engjujt“ dhe ka një zhvillim të fort dhe thuaja se dramatik të këngës, duke filluar nga strofat të kenduara me plot shpirt, pastaj vazhduar me refrenet eksploduese dhe të percjellura nga back-vokalet e një këngëtarje me ngjyrë. Kurse për pjesën instrumentale janë zgjedhur pasazhet e solos me një teme të gitarës ku që nga ndëgjimi i parë mbesin në kokën e njeriut.

Naseri Klipin ia besoj firmes BUG nga Gjilani, ku së bashku vendosën për vendin dhe skenarin e këngës, e që në video shihet se me mjeshtëri janë nxjerrur detaje artistike dhe me domethënje të madhe, ku në video shihet „engjulli“ personazhi i këngës ku luhet nga Lejla Kosumi, simbolika e pianos ku paraqitet një vijë melodike e papërsërtshme, dhe në anën tjetër Kali si simbol i forcës, ku kënga „eksplodon“ në refrenet plot fuqi dhe shpirt, kurse ngjyra e zërit e papërsëritshme dhe unike e Naserit ia jep shkëlqimin final dhe „ADN“  e baladave të kënduara nga Naseri.

Me këtë këngë Naseri kthehet në gjenezën e tij artistike, me të cilën jemi mësuar ta shohim qysh para 17 viteve. Cdo njeri që ka dëshir të dëgjoj një Rock-baladë të mirë, duhet ta degjojë këtë këngë të fundit të kënduar nga Naser Berisha.

21015309_10155648386310995_457259144_n