Magazina

“Nalt” i hap rrugë për në skenën muzikore Erina Sherifit

“Nalt” është projekti i parë muzikor i këngëtares Erina Sherifi, me të cilin ajo tashmë po synon të bëhet pjesë e skenës muzikore.

Shtatëmbëdhjetë vjeçja nga Gjilani, këtyre ditëve ka lansuar këngën me tekst të reperit Elinel, të cilin e ka realizuar në studion e producentit muzikor Cricket.

Këngëtarja ka vjet që interpreton covera të hit-këngëve vendase dhe ndërkombëtare.

Pas publikimit të këngës “Nalt”, Erina thotë se ka në plan t’i realizojë edhe tri këngë tjera deri në fund të vitit, në mënyrë që ta krijojë një repertor për mbajtjen e koncerteve para fansave të saj.