Kulturë

MTV Europe Music Awards të dielën ‘pushtohet’ nga shqiptarët (VIDEO)

Edhe dy ditë na ndajnë nga ngjarja e madhe e muzikës në Evropë.

MTV Europe Music Awards, sivjet do të udhëhiqet nga këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ndërsa në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe tre shqiptarë të tjerë, shkruan KultPlus.

Rita Ora përpos që është e udhëheqëse e kësaj ceremonie glamuzore që mbahet më 12 nëntor me fillim nga ora 21:00 në Londër, ajo edhe është e nominuar në të njëjtën kategori me bashkëvendësen e saj Dua Lipa “Best Look”. Ndërsa Dua Lipa, është e nominuar edhe në kategorinë “Best New Artist”.

 

Rita Ora e Dua Lipa ishin emrat e parë shqiptarë që dolën të jenë të nominuar në MTV EMA Awards, por pas disa ditësh u publikuan edhe emrat e dy këngëtarëve të tjerë e që ishin shqiptarë. Ermal Meta dhe Shkëlzen Kastrati-Xen, janë këngëtarët ku Meta do ta përfaqësoj Italinë e Xen Zvicrën, shkruan KultPlus.