Ekonomi

Modeli më i ri i biznesit në Shqipëri / Nëse ke 1 hektar tokë, mund të fitosh 250 mijë euro

Modeli më i ri i biznesit në Shqipëri / Nëse ke 1 hektar tokë, mund të fitosh 250 mijë euro

Çdo hektar tokë në Shqipëri mund të prodhojë në kufijtë e 250–320 mijë euro të ardhura nga energjia diellore. Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë qëndrojnë aktualisht 9 projekte me një vlerë investimi prej 85 milionë eurosh dhe një sipërfaqe që i kalon 174 hektarët. Gjasat janë që me potencialet që ka Shqipëria dhe çmimi 100 euro/MW që caktoi qeveria, dielli të kthehet në biznesin e dekadës. Rastet e suksesit me sipërmarrjet dhe frika nga precedenti i HEC-eve.Sokoli, i cili operon në sektorin fason dhe eksporton drejt Italisë, “importoi” nga partnerët e tij të biznesit në vendin fqinj, idenë e një impianti fotovotlaik. I pëlqeu fakti që faturën e kripur të energjisë mund ta zvogëlonte me 30%, të paktën si fillim. Vendosi që mbi çatinë e fabrikës së tij të instalonte mbi 60 kWp kapacitet. “Në Itali partnerët e mi në biznes kanë bërë të njëjtën gjë. U kërkova atyre që të më lidhnin me kompaninë zbatuese në Itali dhe të bënim një projekt paraprak së bashku me kostot. Kur e finalizuam projektin, rastësia bëri që të njëjtën vlerë dhe shërbim të ma ofronte një kompani shqiptare. Pas negociatave dhe mbylljes së detajeve të fundit, vendosëm për zbatimin dhe prej janarit fabrika furnizohet pjesërisht nga impianti fotovoltaik dhe pjesërisht me energjinë e siguruar nga OSHEE”,?—?tregon ai.

 

Kur e pyesim për investimin nëse është penduar apo mendon se ishte një zgjedhje e zgjuar, ai pohon se është i kënaqur me këtë investim. “Dua që të bëj rritje të fuqisë, por për momentin nuk janë kushtet. Bashkëjetesa e fabrikës me impiantin është duke më kursyer një shumë të konsiderueshme nga fatura e energjisë. Nuk mora kredi për ta financuar, por investova nga kapitali im dhe shoh që gjithçka po ecën ashtu siç ishte parashikuar. Nëse gjërat do të mbajnë këtë ritëm, mendoj se në pak vite do të rikuperoj investimin që kam bërë”,?—?shprehet Sokoli