Shëndetësi

Mënyra më efektive për të humbur peshë

Njerëzit mund të humbin peshë duke shkuar me biçikletë në punë po aq shumë sa humbin peshë në palestër.

Shkencëtarët kanë monitoruar 130 njerëz mbipeshë të cilët në përgjithësi bënin një stil të pashëndetshëm të jetesës.

Pjesëmarrësit ishin ndarë në katër grupe; njëri grup duhej të shkonte dhe të kthehej nga puna me biçikletë, dy grupe tjera duhej të bënin aktivitet fizik me intensitet të lartë dhe modest, ndërsa grupi i fundit kishte funksionuar vetëm si kontroll.

Pas gjashtë muajve, të gjithë grupet, përveç grupit të fundit, kishin pasur më pak masë dhjamore.

Masa dhjamore ishte reduktuar për 4.5 kilogramë.

2.6 kilogramë masë dhjamore kishte humbur grupi që bënte ushtrime ditore me intensitet modest, ndërsa 4.2 kg masë dhjamore kishte humbur grupi që udhëtonte në punë me biçikletë.

Pra, ekspertët tregojnë se udhëtimi me biçikletë mund të jetë lajm i mirë për shumë persona mbipeshë të cilët nuk kanë kohë të shkojnë në palestër, por që mund të udhëtojnë me biçikletë.

Studimi është publikuar në ‘International Journal of Obesity’.