Mbi 11 milionë rriten të hyrat doganore

0

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacë të lartë në mbledhjen e të hyrave, ku në pesë mujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar me 11.2 milionë më shumë.

Sipas Doganës, krahasimi në mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që ka një rritje prej rreth 3 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër mbi 11 milionë.

“Derisa gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 390.3 milionë euro kurse gjatë këtij vitin e kemi arritur të kalojnë 401.5 milionë, vërehet rritje tek taksa e TVSH-së me 6.8 % dhe tek akciza me 2.8 % më shumë se viti i kaluar. Derisa me projeksionin (1 miliard e 100 milionw) të përcaktuar për vitin 2017 dogana është në nivelin e mbledhjes prej 99%”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Dogana ka ftuar qytetarët që të telefonojnë në numrin: 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim të mallrave.

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU