Sport

Mayweather mposht McGregorin, vendos rekord në boks

Sfida midis dy boksierëve të famshëm ka një fitues. Ndeshja e zhvilluar mbrëmë, përfundoi me një rezultat që tronditi disa, pasi Floyd Mayweather Jr mundi Conor McGregor me nokaut teknik në T-Mobile Arena në Las Vegas. McGregor, megjithatë, befasoi shumë duke qëndruar fort deri në raundin e 10-të.

“Ai është shumë më mirë sesa mendova se ishte,” tha Mayweather pas ndeshjes. Mayweather është boksieri i parë që ka arritur 50 ndeshje pa u mposhtur.

Pas fitimit të së shtunës, ai tha se kjo ishte ndeshja përfundimtare e karrierës së tij. E vetmja siguri e kësaj lufte ishte dhurimi i spektaklit që nuk ishte parë më parë.

Dy boksierët u përplasën në një ndeshje prej 12 raundesh. Mayweather, konsiderohet si një nga boksierët më të mirë mbrojtës të të gjitha kohërave, duke dalë në pension në moshën 40 vjeçare. McGregor, 29 vjeç, është kampioni i tanishëm i UFC, i lehtë dhe emocionues.

Sipas CNNMoney, ekspertët e industrisë kanë spekuluar se lufta mund të kalojë 500 milionë dollarë, e cila ishte një rekord i vendosur nga lufta Mayweather vs Manny Pacquiao në 2015.

Kampioni Mayweather, 40 vjeç fitoi gjerdanin e quajtur ‘Money Belt’, i përbërë nga ari 24 karatë, 3360 diamantë dhe me gurë smeraldi.