Lidhur me procedurat per konstituim te Kuvendit dhe formim te Qeverise

0

Lidhur me procedurat per konstituim te Kuvendit dhe formim te Qeverise

Flamur Hyseni

Nga dita e shpalljes zyrtare te rezultateve te zgjedhjeve eshte afati prej 30 diteve per konstituim te Kuvendit (neni 66 i Kushtetutes).
Lidhur me ate se i pari, apo i dyti kane te drjete me propozu kandidatin per formim te qeverise, kjo dilem eshte hequr me Aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese te 2014, nr. KO 103/14.
Pra, e drejta i takon te parit qe ka numrin me te madhe te ulesve ne Kuvend te provoje te beje shumicen sepaku prej 51% – 61 deputet.
Çfare duhet bere?
Eshte ne pyetje veprimi sipas nenit 95 te Kushtetutes.
Kjo nuk ka te beje se, a don apo nuk don Presidenti?
Kjo eshte e rregulluar me Kushtetute dhe paraprakisht duhet permbushur kushtet per tu zbatu neni 95 i Kushtetutes.
Cilat jane kushtet?
Duhet me dergu deshmine te Presidenti se koalicioni qeverises ka arritur marreveshjen dhe ka sepaku mbi 51% – 61 deputet dhe Presidenti e mandaton kandidatin e koalicionit qeverises per ta formu Qeverine ne afat prej 15 ditesh (Ketu nuk ka dilem se a mundet a jo, sepse nuk provohet si ne bingo, mos rastesisht po behet!).
Normat kushtetuese zbatohen vetem atehere kur permbushen kushtet paraprakisht. Permbushjes se ketyre kushteteve i paraprine arritja e nje marreveshje politike e partise qe ka ulese me se shumti ne Kuvend me partite tjera per ta arrite shumicen sepaku prej 51 % – 61 deputet.
Çeshtja eshte se, a do te arrije te konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues, kur dihet se marreveshja per koalicion duhet te arrihet brenda kesaj kohe sepse duhet te votohet edhe kryetari i Kuvendit dhe pastaj te kalohet te zgjedhja e Qeverise (brenda 30 diteve pas certifikimit te rezultateve te zgjedhjeve nga KQZ).

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU