Sport

Kosova e bën historinë, shkon në kualifikimet e Evropianit

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 e ka bërë historinë, shkruan zeri.info.

Në fakt, ekipi i Ramiz Krasniqit e ka siguruar pjesëmarrjen në eliminatoret e Evropianit 2019 pasi e ka mposhtur Lituaninë me rezultat 3:0.

Leotrim Kryeziu ka shkëlqyer përsëri duke realizuar dy gola, kurse një tjetër e ka shtuar Limani.

Ndërsa, Kosova e kishte mposhtur Izraelin në lojën e fundit 2:1 dhe me dy fitore e një humbje nga Austria 1:0, e kaloi fazën e parakualifikueseve./Zëri/