Teknologji

Kilogrami nuk do të jetë më ai që njohim!?

Kilogrami nuk do të jetë më ai që njohim, duke nisur nga viti që vjen

Sa peshon një kilogram? Ose më mirë duhet thënë çfarë mase ka një kilogram? (Nga sa dimë kilogrami është njësi e masës, por pesha shprehet duke u nisur nga njësia e forcës, asaj të njutonit.) Përgjigjen do të na e japin nga Zyra Ndërkombëtare e Peshave dhe e Matjeve (BIPM), me qendër në Sevre, afër Parisit. Aty kilogrami është përcaktuar në mënyrë arbitrare si masa që ka një cilindër metalik i bërë nga një lidhje platini (90%) dhe iridiumi (10%) me përmasa: lartësi dhe diamtër prej 39 milimetrash. Problemi është se për shkak të kapriçove të kimisë edhe një cilindër i bërë nga platinini dhe iridiumi mund të ndryshojë masë me kalimin e kohës.

Atëherë sa peshon një kilogram? Sipas Nature.com këto ditë një Panel Ndërkombëtar i Masave dhe Peshave është mbledhur për të rishikuar, elaboruar dhe ripërcaktuar kilogramin, amperin, kelvinin dhe molin. Vendimet përfundimtare do të adoptohen në Koferencën e Përgjithshme të Peshave dhe të Masave që do të mbahet në nëntor 2018 dhe ndryshimet do të hyjnë në fuqi në maj të 2019 do të prekin të gjithë ata që përdorin Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI). Kjo nuk do të ketë efekt në shkallën konvencionale, por për shkencëtarët që lëvizin me shifra këto masa do të heqin shumë dyshime.

Kilogrami.

Dimë që kilogrami është masa e një njësie dhe është konstatuar se masa e disa prototipeve të dizenjuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë me njësinë kryesore kanë fituar 50 mikrogramë peshë gjatë një shekulli për shkak të marrjes molekulare, por duke u nisur nga Koferenca e Masave dhe e Peshave kjo nuk do të ketë më rëndësi. Kilogrami do të ripërcaktohet përmes “ekuilibrit të Watt-it”, një eksperiment që lejon krahasimin e energjisë mekanike me atë elektromagnetike përmes një korrenti dhe një mase, duke përdorur një lazer. Falë matjeve të këtij eksperimenti dhe konstantes së Plankut shkencëtarët mund të përcaktojnë masën e kilogramit me një saktësi të madhe.

Kelvini

Njësia e temperaturës sipas Sistemit Ndërkombëtar të Njësive, Kelvin është i lidhur me temperaturën dhe presionin me të cilin uji, akulli dhe avulli bashkëjetojnë në një ekuilibër (kjo quhet pika treshe e ujit). Duke u nisur nga ripërcaktimi kelvini do të vendoset duke u nisur nga shpejtësia e tingullit në një sferë rezonuese e mbushur me gaz në disa rrethana të kontrolluara.

Amperi

Përcaktimi modern i amperit, njësia e intensitetit të korrentit elektrik, (është përcaktuar që në 1948) varet nga një eksperiment imagjinar në të cilin prodhohet një forcë mes dy fijeve infinite, por në vlerësimin e ri amperi do të përcaktohet nga korrenti elektrik përmes një “bombe” shumë të ftohtë.

Moli.

Moli është njësia që mat sasinë e substancës. Kjo njësi përcaktohet nga sasia e substancës që përmbajnë shumë entitetet elementare sa atome ka në 12 gramë të karbonit 12. Përcaktimi i ri do të bazohet në një eksperiment shumë të saktë që do të përcaktojë numrin e atomeve që ka në një sferë silici 28 përmes një lazeri. / Burimi: Abc.es – Bota.al