Këto janë përqindjet që fituan PAN, LDK dhe Vetëvendosja, sipas Exit Poll-it (Video)

0

Këto janë përqindjet që fituan PAN, LDK dhe Vetëvendosja, sipas Exit Poll-it (Video)

Këto janë përqindjet që fituan PAN, LDK dhe Vetëvendosja, sipas Exit Poll-it (Video)an Kosova është dhënë rezultati i parë për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të sotme, sipas hulumtimeve në terren të Exit Poll-it “Gani Bobi”. Lajmin e ka dhënë drejtori i “Gani Bobit”, Shkëlzen Maliqi. Sipas rezultateve, në këto zgjedhje koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dalë i pari me një përqindje votash prej 40 për qind.

30 për qind ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, duke dalë në vendin e dytë, derisa koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka ngelur në vendin e tretë me 27 për qind të votave.

Ky rezultat është mjaft befasues duke marrë parasysh rritjen enorme të Lëvizjes Vetëvendosje që nga zgjedhjet e kaluara.

Ky rezultat nuk është pritur nga askush, sidomos në pozicionimin e Vetëvendosjes, dhe nuk është parashikuar nga asnjë sondazh i mëparshëm.

Sipas Klan Kosova margjina e gabimit të organizuesve të sondazhit është thënë të jetë deri në 1.5 për qind.

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU