Magazina

Jericho publikon këngën ‘Më Pastro’ që duhej publikuar në vitin 2002

Rokerët më të famshëm të trojeve shqiptare të periudhës së fundit, Jericho, vazhdimisht na kanë sjellë këngë të mira dhe kuptimplota.

E së fundmi, ata kanë ardhur me këngën e re, të titulluar ‘Më pastro’.

Kjo këngë, është dashur të publikohej në vitin 2002 por u bë publike sonte, pas 16 vitesh.

Të paktën kështu është thënë në postimin e bërë në faqen e grupit.

‘Më pastro’ është finalizuar edhe me klip.