Sport

JAMES UDHËHEQ CAVS DREJT FITORES

Nënkampionët e NBA vazhdojnë me formë të mirë.

As Washington Wizards nuk mundi t’i bëjë ballë Cleveland Cavaliers që të udhëhequr nga LeBron James nuk dinë të ndalen.

Në kryeqytetin e SHBA-ve, Cavs triumfuan 106:99, për të regjistruar fitoren numër 23 këtë stinor dhe të pestën radhazi.

LeBron James regjistroi triple-double për të tretën ndeshje rresht, duke realizuar 20 pikë, 15 asistime dhe 12 kërcime. Edhe Kevin Love pati një paraqitje të mirë me 23 pikë, kurse te Wizards u dallua Bradley Beal me 27 pikë, por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

Toronto Raptors fiton në fushën e vetë, Air Canada Center, duke mposhtur 108:93 Sacremento Kings.

DeMar DeRozan e mbylli me 21 pikë këtë përballje, ku spikati loja kolektive e vendasve. Toronto renditet në pozitën e tretë në Konferencën e Lindjes pas Celtics dhe Cavaliers.