Magazina

Hip-Hop artisti Blleki debuton me këngën “1 Milion”

Unë jam Flamur Rukovci, tanimë i njohur nga publiku i gjerë me nofkën “Blleki”. E gjithë jeta ime, pothuajse është e lidhur ngusht me muzikën, saktësisht me zhanrin e hip-hopit.

Nga viti 2008 kam filluar të merrem intenzivisht me muzikë, dhe fatmirësisht puna shumëvjeçare nga ana ime, u shpërblye dhe po vazhdon të duartrokitet nga njerëzit e veçanarisht nga të rinjtë, të cilët u shndërruan në ndjekës të rregullt të muzikës time.

Muzikën e parë profesionale të cilën e kam punuar me video-klip e kam titulluar me emrin “plaqka”, ku e spërfaqi një realitet të një pjese të shoqërisë kosovare.

Kjo muzikë nga publiku kosovar u prit shumë mirë. Gjithashtu, këtë muzikë e pëlqyen edhe shumë artistë të ndryshëm të estradës tonë, ku me theks të veçantë do t’i përmendi Mc Kreshën dhe Lyrical Sonin. Ata jo vetëm që e shpërndanë muzikën time tek llogaritë e tyre të Instagramit, mirëpo edhe më ftuan të performojmë së bashku në diskotekën e “STOP-it”.

Muzikën e fundit të cilën e kam realizuar me video-klip, quhet “1 milion”. Muzikë e cila është pritë shkëlqyeshëm nga fansat e mi, mirëpo edhe nga publiku i gjerë.

Në muzikë, gjithëherë e përshkruaj realitetin në të cilin jetoj. Është bazë elementare e të bërit muzikë. Nuk fantazoj, mirëpo merrem me çështje konkrete, reale.

Falenderim i veçantë shkon për të gjithë fansat e mi. Ata janë infuzion për mua. Nuk do t’i zhgënjej asnjëherë. Ky është vetëm fillimi. Nuk do të ndalem asnjëherë. Do të ketë edhe muzika të reja, ku disa prej tyre do të jenë bashkëpunime me fytyra të njohura të skenës muzikore.