Sport

Gjilani ua mësynë dy trofeve

Njëra prej skuadrave më të forta në Superligën e futbollit, Gjilani, u është kthyer stërvitjeve për sezonin pranveror pas disa ditësh pushim për festat e fundvitit,

Ekipi i kuq ishte i kompletuar në tubimin e parë të vitit 2018, ndërsa vlen të theksohet edhe prezenca e Fuad Garabegut, përforcimit të madh të Gjilanit që u transferua nga Vllaznia në krizë.

Natyrisht, Karabegu nuk do të jetë përforcimi i fundit i gjilanasve, pasi trajneri Arbnor Morina i ka gjetur edhe disa futbollistë tjerë, të cilët pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, raporton “Zëri”.

Sezonin pranveror “Skifterët” do ta nisin si kandidatë për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Këtë e kanë dëshmuar edhe gjatë vjeshtës duke korrur rezultate mjaft pozitive përkundër fondit jo të mjaftueshëm me futbollistë dhe problemeve me lëndime e suspendime.