Pse duhet, si në kohën e kaluar, të vazhdojmë të injorojmë ose të syrgjynojmë dialektin gegë?! Kam shkruar këtë artikull pas një reflektimi nga ana e dy të rinj të Facebook-ut, njeri me qortoj përdorimin e disa fjalëve të papërshtatshme dhe tjetra me kritikon për të mos pasur një gjuhë të ” pastër “!!

Këtu unë nuk do të bëhem “moralist”, por do të shpjegoj, nga përvoja ime dhe njohuritë e mia, çfarë është dhe çfarë duhet të jetë dialekti gegë

Mathieu Aref

Shumë të rinj (dhe me pak të rinj) jo vetëm nuk e zotërojnë plotësisht shqipën e shkruar (toskërishten), por nuk janë në dijeni se ka shqiptarë që flasin dhe shkruajnë në gjuhën e prindërve të tyre gegë.

Ndonjëherë unë, pa dashje, kam përdorur fjalë në gegërishten që është gjuha e parë e folur që në djep. Kjo nuk mund të harrohet as të injorohet.

Ja këtu me poshtë një studim të shkurtër që shpjegon cila është arsyeja pse në një nga artikujt e mi kam shkruar “ndroj” në vend të “ndëroj” « shpirte » në vend të « Shpirt », « babaj » në vend të « babai », « çëfut » në vend të « çifut », « diq » në vend të vdiq, etj, etj.

Dialekti gegë nuk ka përfituar nga ndonjë studim specifik dhe të veçantë gjatë regjimit komunist. Nuk ekziston edhe një fjalor gegë « të denjë » në kumptimin e saktë të fjalës.

Ky dialekt ka qenë i larguar dhe mbeti në harresë në dobi të dialektit tosk që u bë “gjuhë” (ndërsa ky është vetëm një dialekt) zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës (ndërsa Kosovarët janë 100% gegë) !

Ky është fakti se shumë humumtuës të huaj janë të privuar nga hulumtime të sakta në fushën e gegërishtjës që është dialekti me i lashtë që rrjedh nga pelazgishtja e vjetër : ky dialekt është « gjuha e Zeusit dhe Perëndive ».

Pra, nuk është për t’u habitur se rezultatet e hulumtimeve të tyre janë të njëanshëme , të shtrembëruara apo të gabuara ! Sot ka shumë Shqiptarë të veriut të cilët flasin shumë keq gegërishtën, sepse ata nuk i kanë studiuar bazat e saj dhe për me tepër ata nuk kanë një fjalor, një gramatikë ose rregullat kryesore në lidhje me këtë dialekt (gjuhë) të vjetër.

Mjerisht mospranimi, shkagimi apo refuzimi i dialektit gegë (si dialekt i rëndësishëm) nga udhëheqësit shqiptarë komunistë është fakti se banorët e veriut të Shqipërisë kishin së pari ( kanë, dhe do të kenë) dialektin gegë si gjuhë stërgjyshore dhe mijëvjeçare e cila ishte « gjuhë e perendive » (e afërt më ionishën, eolishtën dhe arkado-çipriotën të lashtë), gjuhë e Zeusit sikur e verteton « liada » që ishte një poem epik të traditës « gojore » pellzazge dhe së dyti ishin ishtar të monarkisë të mbretit Zog i parë dhe besniktarët e tij.

Por i cili mbret ishte armiku publik numëri nji i këtyre udhëheqës komunist hakmarrës , shpagimtarë, anti-demokratike, jo tolerante, ideolog dhe sektarë. Kjo është arsyeja pse për 45 vjet Shqipëria e Veriut mbeti e braktisur dhe izoluar.

Keni me poshtë një paragraf i nxjerrë nga libri im i parë (« Shqipëria… », botuar në gjuhën frenge me 2003 dhe në shqip me 2007) ku kam zhvilluar disa karakteristike të gegërishtës.
Ja veçoritë midis dialektit “gegë” të veriut dhe verilindjës dhe atij “toskë” të jugut të Shqipërisë dhe të Çamërisë (veriu i Greqisë) :
« Krejt ndryshe nga dialekti gegë, i njohur për nasalizimin (hundëzimin) e zanores së theksuar « a » (shndërrohet në zanoren « ë » në dialektin toskë) përpara bashkëtingëlloreve, toskërishtja karakterizohet mbi të gjitha nga « rotacizmi » i saj (përdorimi i « r » shpesh e zëvendësuar nga gërma « n » apo « l » në dialektin gegë).

Ja disa shëmbuj të këtyre ndryshimeve :
kamë (gegë) = këmbë (toskë); zâni (gegë) = zëri (toskë); baj, bana (gegë) = bëj, bëra (toskë); hana (gegë) = hëna (toskë); dimën (gegë) = dimër (toskë); Shqipni (gegë) = Shqipëri (toskë); ble (gegë) = blerë (toskë); lishoj (gegë) = lëshoj (toskë); vënë (gegë) = verë (toskë) ; likurë (gegë) = lëkurë (toskë); ranë (gegë) = rërë (toskë), Hum (gegë) = humb (toskë) ; ngrënë (toskë) = hagër (gegë) ; ndëroj (toskë) = ndroj (gegë) ; mësoj (toskë) = msoj (gegë) ; çifut (toskë, sikur bëjnë Grekët = çifutis) = qëfut (gegë), etj, etj..

Një tjetër karakteristikë e këtyre ndryshimeve dialektore është shndërrimi i disa bashkëtingëlloreve të buta (dialekti gegë) në bashkëtingëllore të forta (dialekti toskë):
Gegë Toskë
a – ë = za zëri
baj, e bana bëj, e bëra
ashtë është
f – v = hof hov
sklaf sklav
f – h = raf rah
ngref ngreh
k/q – g = lank lëng
larq larg
l/n – r = Albëni Arbëri
m – mb = kamë këmbë
n – r = Vlona Vlora
p – b = qelp qelb
s – z = bres brez
t – d = munt mund
vent vend
th – dh= garth gardh
lith lidh

Deri në fund të Luftës botërore të fundit, midis dy analfabete, njeri (malësor) i veriut dhe tjetri (fusharak) i jugut merreshin vesh me njëri-tjetrin vetëm me anë të përkthyesit !
Paskajorja perifrazike, formë shumë e lashtë e ruajtur në dialektin gegë, i tillë si “me ba” (si në anglisht « to do ») nuk ekziston në dialektin toskë, i cili duke u nisur nga kjo formë ka përfunduar duke krijuar formën e tij « për të bërë »…

Për fat të keq, pas Luftës së dytë Botërore drejtuesit shqiptarë të kohës komuniste vendosën zyrtarisht (1972) një gjuhë letrare që në thelb rrjedh vetëm nga njëri dialekt : dialekti toskë i Shqipërisë së jugut.

Në këtë periudhë këta drejtues pretendonin se bëhej fjalë për një shkrirje të dy dialekteve ! Nuk është nevoja të jesh gjuhëtar, leksikolog apo ndonjë dijetar tjetër për të kuptuar të kundërtën.

Kjo gjuhë e programuar dhe e futur në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë, u përshtat zyrtarisht edhe në Kosovë, popullsia e së cilës krejt ndryshe ka përdorur gjithmonë dialektin gegë të Shqipërisë së Veriut.

Gegërishtja nuk është nxjerrë kurrë si një dialekt krahinor dhe aq më pak si gjuhë. Ajo është trajtuar si një dukuri e parëndësishme madje si një mbetje folklorike e një epoke tjetër.

Përveç kësaj elitat e vendit nuk kanë humbur as edhe një rast për ta ironizuar këtë aksent dhe këtë dialekt kaq të veçantë dhe kaq të ndryshëm nga ai i Jugut.

Do të përmend këtu vetëm një shembull domethënës : Gjergj Fishta një nga poetët më të mëdhënj epikë të shekullit XX dhe ndër shkrimtarët e tjerë me zanafillë nga veriu, ka qenë i ndaluar në të gjitha leksionet dhe studimet nëpër të gjitha institucionet shtetërore madje edhe në bibliotekat private.

Përveç kësaj, në këtë periudhë pjesa më e madhe e intelektualëve dhe dijetarëve si dhe e elitës së vendit dilnin nga jugu i vendit ose lidhur pas dialektit jugor.

Përse ky diskriminim ? Pikësëpari, gjithmonë ka ekzistuar një antagonizëm i përjetshëm dhe qysh në vogëli midis dy komuniteteve gjuhësore.

Pastaj edhe gjindja e veriut ka qenë shumë më e pashtruar se ata të jugut ndaj indoktrinimit komunist.

Kësaj i shtojmë faktin se veriu ka qenë një mbështetje më e zjarrtë për Mbretërinë e Shqipërisë të themeluar midis dy luftrave nga mbreti Zog, i dalë edhe ky nga një familje fisnike e veriut (krahina e Matit).

Së fundi shënojmë se elita e regjimit komunist në pjesën më të madhe ishte me zanafillë nga jugu i vendit. Gjindja e veriut dhe në veçanti fisnikëria (dikur të quajtur prijës të fiseve) kanë qenë të vëzhguar në mënyrë sistematike, (disa janë hequr nga vendi i tyre, ndarë nga familjet e tyre), janë futur në burg ose nganjëherë janë eliminuar fizikisht (në familjën time ka pasur të tillë).

Përveç kësaj veriu nuk ka mundur të përfitojë nga përparësitë e shumta të dhëna gjerësisht jugut.

Unë mendoj se ka qenë kjo një hakmarrje pa bazë dhe e kotë nga ana e regjimit despotik dhe vazhdimisht në përgjim kundrejt një popullsie që kërkonte vetëm të jetonte në paqe në diversitet dhe të shprehej lirshëm në dialektin dhe traditat e saj.

Kështu dialekti toskë u zhvillua jo vetëm në Shqipëri por edhe te Shqiptarët e Kosovës qysh nga periudha e Titos (intelektualë marksistë, shkolla, universiteti i Prishtinësmm etj…) vëllezër të një gjaku dhe megjithatë shokë komunistë të shqiptarëve të atdheut mëmë.

Tashmë ka ardhur koha për t`i ridhënë dialektit gegë vendin që ka patur gjithmonë, qysh nga antikiteti i hershëm (Pellazgët, Ilirët, Trakët…) jo që ajo të bëhet një gjuhë zyrtare (është shumë vonë për ta bërë këtë), por një dialekt tërësisht më vete dhe një gjuhë të denjë për tu studiuar në mësimdhënien publike dhe mbi të gjitha në institucionet e specializuara, me qëllim që universitarët dhe në veçanti gjuhëtarët dhe studjuesit të mund ta hulumtojnë, ta studiojnë dhe të zgjerojnë hulumtimet e tyre specifike.

Në të vërtetë këtë dialekt gegë shumë pak gjuhëtarë shqiptarë të pasluftës e kanë mësuar mirë apo e kanë studiuar në mënyrë specifike dhe thellë, ata e kanë cituar vetëm duke e vendosur kundrejt dialektit tosk apo thjesht për ta folur në referatet e tyre prej specialistësh ose në trajtesat e tyre mbi gjuhën, si një gjuhë folklorike pak e përdorur apo në zhdukje, sipas shembullit të frëngjishtes së vjetër madje të dialektit provensal në Francë si një nën-dialekt i varfër apo jo i përdorur !

Për shkak të injorancës së tyre apo të njohjes jo shumë mirë të dialektit gegë si dhe të mungesës së kërkimeve në lidhje me të, disa gjuhëtarë shqiptarë nuk kanë mundur të nxjerrin stërhollimet dhe nuancat e këtij dialekti të vjetër (gjuhë e Pellazgëve, gjuhë e poemëve epike si Iliada dhe Odisea), ata kanë arritur që disa fjalë shqip t`i nxjerrin me zanafillë greke ndërkohë që është fjala për shfaqje të huazimeve greke të bëra në pellazgjishten e lashtë.

Sigurisht ata nuk e dinë që gjuha shqipe (në veçanti dialekti gegë) për arsye të zanafillës së tij pellazge është më e lashtë se gjuha greke.

Si ithtarë të gjuhëtarëve të huaj, pjesa më e madhe e tyre kanë ndjekur të njëjtat metoda dhe të njëjtën dogmë indo-europiane.

Atëherë në këto kushte të njëjta ku thelbi i çështjes që duhej studiuar ka qenë fshehur, si mundet që një albanolog neofit të punojë seriozisht dhe qartë duke u bazuar në punime të kryera nga gjuhëtarë të huaj dhe mbi të gjitha punime të vërtetuara pa kritikën apo kundërshtimin më të vogël nga ithtarët e tyre apo kolegët shqiptarë ?

Përveç kësaj për studimet historike që kanë të bëjnë me Pellazgët nuk janë përpjekur dijetarët shqiptarë, përveç disave ndër të cilët Adhamidhi (fillimi i shekullit XX), Spiro Konda (mesi i shekullit XX) ose Dhimitër Pilika, etj.