Lajme

Gani Neziri: Nuk është faji i Veteranëve të Luftës që është rritur tejmase numri i ”veteranëve” të pasluftës.

Gani Neziri

NUK ËSHTË FAJI I VETERANËVE TË LUFTËS

që është rritur tejmase numri i ”veteranëve” të pasluftës.

Faji është i atyre që nuk ishin në luftë dhe pa asnjë fije turpi, ndëgjegjëje e morali u përpoqen të bëhen pjesë e listave duke bërë lloj-lloj falcifikimi për të bindur administratorët e listave; kinse kanë qënë në shërbim të luftës.

Pra, turpi është mbi ata që, përveçse që nuk ishin në luftë për të mbrojtur Atdheun, (ata faqezi), pas lufte bënë veprime ”dokumentuese” të kundërligjëshme, duke mashtruar administratorët e listave, ose, edhe duke i ”blerë” me pare ata, (ashtu qysh kemi lexuar nëpër gazeta për shit-blerje të vërtetimeve nga disa komanducë) që nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre morale, juridike dhe as historike.
G.N.

p.s._
Shumë të respektuar miq të mi të FB, komentues të shkrim-postimit tim!
I shtyrë nga respekti për vërejtëjet tuaja të shumta, afërsisht të njëzëshme nga gjithë ju, u përpoqa t’i bëj një korigjim shkrimit tim, për të qartësuar sado pak pikëpamjen time lidhur me shit-blerjet e vërtetimeve për të fituar Statusin e Veteranit të Luftës për Liri. Prandaj, po shtoj:

_Qofshin të poshtëruar gjithë ata që e blenë Vërtetimin e Veteranit!
_Qofshin të fyer, të poshtëruar e të mallkuar gjithë ata që i shitën Vërtetimet e Veteranit!