Shëndetësi

Fëmijët që janë aktivë fizikisht kanë performancë më të mirë akademike

Fëmijët të cilët janë aktivë fizikisht kanë një performancë më të mirë akademike në shkollë, sipas hulumtuesve spanjollë të cilët besojnë se e kanë zbuluar këtë lidhje mes fitnesit fizik dhe notave në shkollë.

Hulumtimi i udhëhequr nga një ekip i Universitetit të Granadas sugjeron se ekziston një lidhje e kapacitetit aerobik të fëmijëve (fitnesit të tyre kardiovaskular) dhe aftësisë motorike (shpejtësisë dhe shkathtësisë) dhe një vëllimi më të madh të materies së hirtë në regjionet e trurit të cilat ndërlidhen me mësimin dhe organizimin.

“Puna jonë synon t’i përgjigjet pyetjeve të tilla se a dallon truri i një fëmije që është fizikisht aktiv me trurin e një fëmije që është më i dobët në aspektin e fitnesit fizik, dhe a ndikon kjo në performancën e tyre akademike”, ka shkruar Francisco B. Ortega.

“Përgjigja është e shkurtë dhe e fortë: po, fitnesi fizik i fëmijëve është i ndërlidhur në mënyrë direkte me ndryshimet e rëndësishme të strukturave të trurit, dhe diferencat e tilla reflektojnë në performancën akademike të fëmijëve”.

Studimi, i publikuar në revistën ‘NeuroImage’, nuk ka gjetur ndonjë lidhje mes fitnesit fizik dhe vëllimit më të madh të trurit.

Ekspertët rekomandojnë që t’i nxisni fëmijët të merren me ushtrime të cilat e përmirësojnë kapacitetin aerobik, në mënyrë që ta stimulojnë zhvillimin e trurit dhe performancën akademike.