Lajme

Enver Hoxhaj: Zgjedhja e Thaçit është punë e kryer

Enver Hoxhaj: Zgjedhja e Thaçit është punë e kryer

Kjo javë pritet të jetë vendimtare sa i përket zgjedhjes së pasardhësit të Atifete Jahjagës në krye të Presidencës, ku kandidat i vetëm deri më tani është kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.
Kohën kur vendi është zhytur në krizën më të thellë politike, e cila javën e kaluar përshkallëzoi në përplasje, partia që drejton Thaçi ka paralajmëruar festë këtë javë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq opozita kundërshtim brenda dhe jashtë Kuvendit për të pamundësuar vendosjen e Thaçit në postin e shefit të shtetit.

Edhe pse zyrtarisht Kryesia nuk ka caktuar ende seancën plenare ku do të hidhej për votim kandidatura e Hashim Thaçit, partia e tij është bërë gati të festojë më 24 shkurt.

Nënkryetari dhe deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka thënë gazetës se zgjedhja e Thaçit është punë e kryer.