Në vitin 1991 Armend Malazogu u hodh nga ana e pasme e një kamioni të ushtrisë. Pastaj, 18 vite më pas, shqiptarët e Kosovës po iknin në kohën kur ishte duke u “hartuar” lufta ndërmjet Serbisë me Kroacinë.

Luftërat civile sapo kishin filluar në Jugosllavi dhe përfundimisht do të përhapej edhe në Kosovë.

Tani, 18 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe gati një dekadë pas shpalljes së Pavarësisë, shumica e treguesve kanë një pamje të zymtë.

Papunësia është rreth 33 për qind dhe Produkti i Brendshëm Bruto për kokë banori është në 3,660 dollarë dhe është më i ulëti në rajon.

Megjithatë, Malazogu tani një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm në vend, mendon se gjërat mund të jenë më pak të zymta sesa sugjerojnë numrat.

Zyrtarët e Kosovës thonë se ekonomia e vendit të tyre po çalon nga mosmarrëveshjet me Serbinë, e cila refuzon të pranojë pavarësinë e saj dhe kërcënon veprimin ligjor kundër firmave të mëdha të huaja që dëshirojnë të investojnë në vend.

Rusia ka kundërshtuar që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe pesë vende anëtarë të BE-së nuk e njohin atë.

Por për Malazogun, e gjithë kjo është vetëm një justifikim i paarsyeshëm i qeverisë. Presioni i jashtëm nuk ka ndaluar kompanitë e tij të teknologjisë që të avancohen dhe të subvencionojnë “Frutomania”, markën e tij për prodhimin e lëngjeve të frutave.

Në pesë vitet e fundit, prodhimi në fabrikën “Frutomania” është rritur me 60 për qind në vit. Që nga viti 2016, një Marrëveshje [Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit] me BE-në ka mundësuar hapjen e një tregu gjigant.

Fabrika është e vendosur në kodrat e mbuluara me dru frutor të Kravaricës.

Shishet dalin dalëngadalë nga linja e prodhimit, etiketat janë vendosur dhe jashtë kamioni po pret që të ngarkohet me lëngje që të niset për Hungari.

“Frutomania” ka kontraktuar mijëra vjelës të frutave në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët deri më tani kulturat e tyre janë shitur vetëm në rrugë.

Malazogu thotë se problemet me të cilat ai përballet janë më “për toke” sesa çështja e anëtarësimit në OKB. Ai duhet të importojë shishe, kapakë dhe etiketa, sepse Kosova nuk prodhon asnjërën prej tyre dhe qeveria nuk po bën asgjë për të inkurajuar prodhuesit e mundshëm. Dhe kosovarët janë të vetmit evropianë të cilët ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

“Gjirafa”, një kompani e internetit, është një nga sukseset e reja të biznesit në Kosovë. Është njëra nga firmat kosovare që kanë ngritur kapital jashtë vendit. Financimi mbetet problemi më i madh për shumicën e kompanive në Kosovë. Të ardhurat e “Gjirafa”-së janë rritur dhjetë herë në vit për tre vjet.

Ajo ka përparuar duke plotësuar “fytet e ngushta” që janë një nga shqetësimet kryesore të gjigantëve të internetit në botë. Algoritmet e motorit të kërkimit të “Gjirafa”-së janë të dizajnuara për t’i gjuajtur faqet në gjuhën shqipe. Ekziston një ekuivalent shqiptar i “YouTube” dhe “Netflix”. Në një rajon pa “Amazon” apo “Alibaba”, më 10 dhjetor “Gjirafa” zgjeroi biznesin duke e ofruar tregtimin elektronike.

Kjo do të thotë, tregon drejtori ekzekutiv i saj, Mergim Cahani, se edhe firmat e vogla lokale tani mund t’i shesin kujtdo në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. “Gjirafa” do të marr dhe dorëzojë për ta. Për Ballkanin Perëndimor, ky është një revolucion biznesi.

Arsimi është një tjetër kokëdhimbje e madhe. Sistemi i Kosovës është “i vjetruar”, thotë Vllaznim Xhiha, një ndërmarrës tjetër, i cili e bëri pasurinë e tij në Zvicër. Ai nuk pret që qeveria ta modernizojë atë. Ai ka hapur dy “hapësira krijuese” për t’i inkurajuar qindra të rinj që të mësojnë mbi teknologjinë.

Fatmirësisht Kosova ka disa statistika se ekonomia e saj llogaritet të jetë rritur me 3.5 për qind vitin e kaluar.

Remitancat nga diaspora për shumë [kosovar] janë shpëtim edhe pse ato mund ta shtrembërojnë ekonominë. Pse të punoni për 360 euro në muaj nëse dikush iu dërgon këtë shumë nga jashtë? Është e vërtetë, më shumë se gjysma e të rinjve ëndërrojnë të largohen nga vendi. Por, “imazhi ynë është më i keq se realiteti ynë”, thotë Xhiha. /The Economist/Telegrafi/