Wednesday, June 28, 2017
A e dini pse është përdor buzëkuqi në fillim?

A e dini pse është përdor buzëkuqi në fillim?

0

 Kujdesi ndaj buzëve tani më është bërë i domosdoshëm, madje edhe duke intervenuar në forma të ndryshme vetëm e vetëm për t’u dukur bukur

Buzëkuqin tani njerëzit e shohin si një favor për femrat por edhe për t’u identifikuar me ngjyrën e tij.
Mirëpo, në fillim vënia e buzëkuqit kishte një kuptim/mesazh tjetër, e që tani nuk mendohet të bartë ndonjë mesazh të caktuar.

Thuhet se buzëkuqin fillimisht e ka përdorur mbretëresha Sumeria e cila e kishte përgatitur vet duke grimëcuar shkëmbinj të kuq, shkruan rtv21.tv.

Përveç kësaj në mesjetë buzëkuqi ishte simbol i pozitës së lartë elitare. Burrat dhe gratë në Egjipt përdornin buzëkuq vetëm për të treguar pozitën e tyre.

Ndërsa, në Greqinë e lashtë buzëkuqin e përdornin vetëm prostitutat, vënia e buzëkuqit nga të tjerët kritikohej nga kisha.

Megjithatë, ky mendim filloi të zbehet në kohën e renesancës kur mbretëresha Elizabeth I, filloi ta praktikonte lyerjen e buzëve. Në kohën e mbretëreshës njerëzit filluan të mendonin se buzëkuqi kishte veti magjike dhe kishte mundësi t’i parandalonte shumë sëmundje!

Në fillim te vitit 1900 buzëkuqi u bë simbol i emancipimit të femrave. Nga vitet 1970, buzëkuqi me ngjyrë të ndritshme ishte një simbol i rebelimit seksual dhe social.

Në vitet 1980 e kuqe ishte ngjyra që e përdornin yjet si Madonna. Ndërkaq, në vitet 1990, ngjyra natyrore të buzëkuqëve u bën të zakonshme. Nga fillimi i viteve 2000, buzëkuqët ishin të përfaqësuar më shumë se prej 9.4 miliardë dollarë për industrinë kozmetike.

Cilado qoftë arsyeja e buzëkuqit ai ka gjetë përdorim gjatë gjithë historisë për të rritur dhe për të tërhequr vëmendjen për buzët, duke shtuar atraktivitetin e përgjithshëm të një gruaje dhe aftësinë për të shprehur individualitetin./21Media

SHPËRNDAJE

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU