Magazina

“Dua Lipa po ndryshon rregullat e muzikës pop”

“Dua Lipa po ndryshon rregullat e muzikës pop”. Ky është titulli që i ka lënë revista “GQ” një interviste që ka pasur me sensacionin kosovar

Këngëtarja shqiptare po konsiderohet mbretëreshë e re e popit falë sukseseve që pati vitin e shkuar me albumin debutues dhe hitin “New Rules” (Rregullat e reja).

Në këtë intervistë, Lipa ka shpjeguar se si është ndier kur ka dëgjuar për sukseset e para, transmeton Albinfo.ch.

“Kënga e parë e imja që kam dëgjuar në radio ishte “Be the One”. E dija se do të luhej në radio sepse ishte paralajmëruar. Isha në studio atë ditë dhe sepse e dija kohën e saktë kur do të lëshohej. U nisa me taksi dhe u sigurova që zëri të ishte i lartë. Gjatë gjithë kohës për në shtëpi, kisha të lëshuar radion dhe po prisja e po prisja. Ata nuk e lëshuan. Kur u afrova te shtëpia vrapova dhe lëshova radion dhe e dëgjova këngën. Rashë në tokë dhe nisa të qaja, nuk mund të besoja se çka po ndodhte. Isha aq e lumtur”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se akoma ndihet po aq e lumtur kur dëgjon këngët e saj nëpër radio e kudo tjetër.