Ekonomi

Diaspora bien në Kosovë çdo vit deri në 670 milionë euro

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se remitencat e diasporës brenda vitit në Kosovë kapin shifrat 650-670 milionë euro.

Ai këto komente i bëri gjatë konferencës së mbajtur sot me temën “Nxitja dhe promovimi i investimeve të Diaspora në Kosovës”.

Murati ka theksuar se mos sundimi i ligji, energjia elektrike, mos aftësimi profesional janë disa nga problemet për investitorët nga diaspora.

Ai bëri thirrje që çdo qeveri të ketë për prioritet investitorët nga diaspora, pasi që ata luajnë rol të madh në investime direkte në industri, tregti dhe bujqësi.

Ndërsa, drejtori i D&D Businnes Support Center, Safet Fazliu tha se remitencat e diasporës vazhdojnë të jenë arsyeja e madhe e rritjes ekonomike në Kosovë.

Ai tha se investimi i remitencave direkte në biznes krijon vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik.

“Të krijojmë një ambient më të mirë për biznes për t’iu ofruar kushte më të mira diaspora për të investuar në Kosovë dhe sfidat e të bërit biznes t’i adresojmë tek organet kompetente”, tha Fazliu.

Image