Shëndetësi

Cilat janë efektet negative të kanabisit në organizëm

Cilat janë efektet negative të kanabisit në organizëm

Kanabis është një drogë që vjen nga bimët e kërpit Indian, si Cannabis sativa dhe Cannabis indica. Kimikati kryesor aktiv në kanabis është THC (delta-9 tetrahydrocannabinol). Kanabis është një drogë depresive. Drogat depresive nuk të bëjnë të ndihesh medoemos në depresion. Ato ulin aktivitetin e sistemit nervor qendror dhe të mesazheve që shkojnë midis trurit dhe trupit. Kur merren doza të larta kanabisi mund të shkaktohen edhe efekte halucinogjen-e. Kanabis njihet edhe si bar apo hashash e gjethet nga bima e tij janë në ngjyrë të gjelbër të hapur dhe kanë një formë të dallueshme me pesë ose shtatë fletë. Kjo bimë përdoret për efektet psikoaktive (ndryshim i sjelljes dhe të menduarit), efektet të THC dhe përbërësve të tjerë aktivë. THC është kimikati në kanabis që bën që të ndihesh “mirë”.