Lajme

Bashkëpunëtori i Sheshelit, laureat i çmimit “Heroi Sali Çekaj”

Çmimin “Heroi Sali Çekaj” për drejtësi sivjet e ka “merituar” një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vojislav Sheshelit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Çmimin “Heroi Sali Çekaj” për drejtësi sivjet e ka “merituar” një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vojislav Sheshelit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ivan Çukalovic, aktualisht nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është nderuar nga Ministria e Shëndetësisë me këtë çmim për kontributin e tij për kushtetutshmërinë në Kosovë, shkruan kjo gazetë.

Çmimet janë ndarë në ditën e Drejtësisë nga Ministria që udhëhiqet nga Hajredin Kuçi.
Para se të emërohej gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në 2009-n, kishte qenë anëtar i Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit dhe mbrojtës i tij në Hagë.

Çukaloviq ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës në gjykimin e Sheshelit për krime ndaj kroatëve, dhe myslimanëve në Kroaci, Serbi dhe Bosnjë nga viti 1991-93.

Ish lideri i radikalëve serbë që kishte drejtuar një formacion paraushtarak gjatë luftës, aktualisht është në paraburgim, duke pritur verdiktin që është caktuar të jepet më 30 tetor.

Pos kësaj, laureati i çmimit “Heroi Sali Çekaj” ndiqet penalisht në Serbi së bashku me 89 persona të tjerë për shitje notash në Fakultetin Juridik të Kragujevcit.