Kulturë

Bashkëshortja rrëfen momentin kur e gjeti të vdekur Bekim Fehmiun (FOTO)  

branka2

Bashkëshortja rrëfen momentin kur e gjeti të vdekur Bekim Fehmiun (FOTO)

Aktorja Branka Petric dhe bashkëshorti i saj, Bekim Fehmi jetonin në idilin e vërtetë. Ata ishin të martuar për gati pesë dekada, dhe ishin çift për tu pasur zili.

“Kemi kaluar momente të shkëlqyera dhe të tmerrshme, por ajo që ishte konstante, si një spirancë, ishte dashuria jonë. Dhe ajo, aspak patetikë, mbeti deri në fund të jetës sonë. Kemi pasur qetësi dhe stuhi, ngritje dhe zbritje në jetë, e cila zgjati gati pesëdhjetë vjet”, ka deklaruar Branka, e cila me aktorin shqiptar ka dy djem, Uliksin dhe Hedonin.

nn

Megjithatë, një e shtënë me armë ka ndryshuar gjithçka në jetën e tyre. Bekimi ka kryer vetëvrasje në vitin 2010 në apartamentin e çiftit në Beograd.

“Ato ditë të fundit, Bekimi ishte i njëjtë dhe asgjë nuk tregonte se tragjedia ishte në “prag të derës”. Një ditë më parë, luajta në shfaqjen “Ashtu është duhur të jetë”, në të cilën personazhi kryesor kryen vetëvrasje me armë. “Çfarë ironie?”, shtoi Branka.

beka

Detajet e aktit i morri vesh në momentin kur u kthye nga floktarja ndërsa u ballafaqua edhe me momentet e para të pas vetëvrasjes së aktorit.

“Kam hyrë në dhomën e studimit, ku gjendet një bibliotekë shtëpiake dhe një kompjuter. Bekimi ishte shtrirë në një karrige ngjyrë qershie, e cila ishte e mbuluar plotësisht me një çarçaf të bardhë. “Shih çfarë flokët kam tani” i thashë gjersa iu afrova atij duke pritur si gjithmonë komentin Bekimit, por nuk kishte asnjë përgjigje. Madje, e pyesja veten se pse e mbulonte kokën me çarçaf të bardhë. Në tryezë, përkrah kompjuterit kishte vendosur letërnjoftimin, patentën e shoferit dhe armën. Aty ishte edhe në letër që më kishte drejtuar pas vetëvrasjes, ku kishte shkruar edhe për të bijtë dhe vëllezërit e tij. Unë mendoj se e kishte mbuluar veten me rastin e vetëvrasjes në mënyrë që ne mos të përjetojmë tronditje dhe muret mos të zhyteshin. Çfarë vdekje estetike. Ai gjithçka kishte llogaritur”, tha ndër të tjerash Branka, duke e përshkruar momentin më të vështirë të jetës.