Sport

Barça gjunjëzon “Mbretërit” në Bernabeu

Dhjetë minuta të pjesës së dytë kanë mjaftuar për Barcelonën që të heshtë Santiago Bernabeun .

Luis Suarez dhe Leo Messi në minutat 54 dhe 64 u përkujdesën që Barcelona të siguronte fitoren në “Clasicon” që pothuajse ia garanton katalunasve titullin.

Në fund të takimit për rezultatin 3 me 0 u përkujdes Alexis Vidal që realizoi për të vulosur çdo gjë.

Real Madridi në këtë takim mbeti me një lojtar më pak kur Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq pasi shkaktoi penalti duke prekur topin me dorë.

Leo Messi në këtë takim arriti edhe një tjetër rekord personal. Me golin e sotëm ai ka 25 gola të realizuar në “Clasicon” me Realin.

Me këtë fitore Barcelona “blindon” pozitën e parë me 45 pikë, 14 më shumë se Reali që bie në pozitën 4.