Zgjedhjet 2013

Banorët e Nasalës mirëpresin Rexhep Kadriun

 Të shtunen, banorë të Nasalës kanë pritur kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, në tubimin e organizuar në ambientet e shkollës fillore “Agim Ramadani”. Banorë të shumtë kanë duartrokitur kryetarin Kadriu duke besuar fuqishëm në fitoren e tij më 3 nëntor.
Para simpatizantëve, ka folur nënkryetari i parë dhe bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemaili, i cili ka thënë se pikërisht më 2 maj ka nisur projekti i parë në Nasalë, projekte këto të cilat kanë arritur numrin 37 sot. Xhemaili ka folur edhe për listën e Aleancës, e cila padyshim se ka një përbërje jashtëzakonisht të mirë, ndërsa ka thënë se rruga drejt fitores vetëm se po vërtetohet cdo ditë e më shumë.
Ndërkaq, kryetari Kadriu, ka thënë se qëllimi I gjithë kandidaturës së tij ka qenë të ndryshojë opinionin e krijuar tëk qytetarët dhe qasjen në apsektin politik. Kryetari Kadriu ka thënë se ai ka punuar dhe do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim, por përkushtimi i tij do të jetë shumë më i madh pë rata që kanë kushte të vështira dhe kanë nevojë për ndihmë. Para banorëve të Nasalës, ka folur edhe për prioritetet që ky fshat ka, për të cilat ka premtuar se do të realizohen një nga një, qysh në mandatin e tij të parë.