Pse duhet të shqetësohemi për armët bërthamore të Sirisë

09.05.2013
Pse duhet të shqetësohemi për armët bërthamore të Sirisë

Nga Malfrid Braut-Hegghammer
(Foreign Affairs)


Në një artikull të fundit te Foreign Affairs, analisti politik John Mueller ka shkruar se nuk duhet të shqetësohemi aspak për presidentin sirian Bashar al-Assad, i cili është shprehur për armët kimike. Indiferenca ndërkombëtare ndaj deklaratës së Sadam Hysein për përdorimin e armëve kimike bëri që regjimi irakian të mbështetej gjithnjë e më shumë atje. Në shkëmbim, programi i armëve kimike i pakontrolluar i Irakut dha një lloj nxitje për të vazhduar programin në fjalë. Ekziston një normë ndërkombëtare kundër përdorimit të armëve të tilla çnjerëzore për një arsye: ato janë plotësisht shkatërrimtare. Teksa konflikti në Siri intensifikohet, armët kimike mund të bëjnë që lufta civile të bëhet më e dhunshme dhe shkatërrimtare. 
Qyteti martir
Më 16 mars 1988 Sadami lançoi një sulm kimik shkatërrimtar në qytetin kurd të Halabja-së. Irani bëri thirrje për një investigim për të përcaktuar tarifën e vdekjes, por Iraku ka mohuar hyrjen e inspektorëve në qytet. Një studim i kryer nga Të drejtat e Njeriut liston vlerësime lidhur me këtë situatë – disa arrijnë deri në 600, por niveli arrin ndërmjet 3500 deri 6000. Disa ditë pas sulmit, gazetarët nga BBC dhe nga agjencitë e tjera të lajmeve hynë në qytet dhe dokumentuan ‘skenat e kobshme të trupave të vendosur nëpër rrugët e Halabja-së, të afërmit që dukej se përqafonin vdekjen, fëmijët pa jetë më gojën hapur dhe krejt të nxirë i kishin fytyrat, sytë dhe thonjtë”. 
Këto përshtypje dhe kampionët biologjikë të marrë nga viktimat u dërguan në spitalet iraniane, gjë që dëshmon për armët kimike dhe dëmet e pallogaritshme që shkaktojnë. 
Tmerret e Halabja-së dhe ato të shumë qyteteve irakiane, përmblidhen në atë që Muller e përshkruan si ‘episode’. Për shkak se komuniteti ndërkombëtar nuk pranoi të fliste për Halabjanë dhe programin kimik të Sadamit, vetë Sadami vazhdoi të përdorte armët bërthamore për të shtypur kryengritjen kurde gjatë luftës Iran-Irak. Strategjia e tij funksionoi më së miri: populli dhe ushtria lokale kurde iu frikësuan sulmeve kimike që shkatërruan kryengritjen. 25 vjet më vonë, fushata e armëve bërthamore kundër qyteteve kurde dhe fshatrave mbeti një traumë kombëtare. Në të vërtetë, qeveria rajonale kurde në Irak e konsideron atë pjesë të gjenocidit. 
Disa vende tashmë besojnë se regjimi i Assadit ka përdorur armët kimike në Siri në muajt e kaluar. Detajet e incidentit janë të vështira për t’u përcaktuar, duke qenë se regjimi i Assadit ende nuk ka lejuar inspektorët e Kombeve të Bashkuara që të investigojnë. Por vargu i pacientëve të mbijetuar nga sulmet më të fundit dhe kampionët biologjikë duket se konfirmojnë ankthin e përjetuar në këto qytete. 
Këto incidente janë përshkruar nga zyrtarët amerikanë si sulme të gradës së ulët. Më 19 mars në Aleppo janë plagosur 300 njerëz dhe janë vrarë 30. 
Operacioni mund të ketë qenë me qëllim i kufizuar në shtrirje: regjimi ka nevojë të zhvillojë aftësitë e duhura në pozicionimin e armëve kimike. 
Ashtu si rasti me Sadamin, fakti që nuk pati reagime kur Assad përdori armët kimike mund të ketë inkurajuar atë që të provonte sërish, madje me më shumë efikasitet dhe me shtrirje më të gjerë. 
Duket se regjimi i Assadit tashmë ka mjetet e duhura për sulme më të rrezikshme. Zyrtarët izraelitë dyshojnë se Siria ka rreth 15-20 armë kimike të mëdha pranë aeroportit. Nëse këto qytete futen ën lojë, konflikti sirian mund të hyjë në një fazë të re shkatërrimi. 
Edhe numri i vdekjeve mund të rritet në mënyrë dramatike. Incidenti individual më vdekjeprurës në luftën civile siriane, në betejën ku u vranë 566 vetë në fund të prillit të vitit të kaluar, duket se u përsërit. Armët kimike të Sadamit vranë mijëra civilë brenda një dite. Armët kimike kanë kapacitetin për të vrarë në një shkallë të gjerë, gjë që po e kryen edhe regjimi i Assadit deri tani në Siri. 
Do ketë edhe nga atë që nuk vdesin; ndikimet e ngadalta të ekspozimit të armëve kimike (siç është gazi mustard) shkaktojnë molisje. 
Dëmi i shkaktuar nga sistemi nervor shkakton probleme kronike të frymëmarrjes. Popullata e ekspozuar ndaj rrezikut në fjalë është e madhe sidoqoftë. Përdorimi në shkallë të gjerë i armëve kimike helmuese mund të infektojë shtëpitë, ujin e pijshëm dhe prodhimet bujqësore. Këto efekte afatgjata do ia shtojnë vështirësinë asaj që sot është pjesë sfiduese e procesit të pajtimit, derisa lufta të mbarojë. 
Përveç kësaj, përdorimi i gjerë nga ana e Assadit e këtyre armëve shkatërrimtare do të ndërlikojë edhe më shumë përpjekjet e autoriteteve të jashtme për të frenuar vrasjet në Siri. 
Në të kaluarën, Siria ka treguar se qëllimi i programit të armëve kimike është që të mbajë nën frena Izraelin. Vitin që shkoi, një zëdhënës  i Ministrisë së Jashtme Siriane është shprehur se regjimi do të marrë parasysh përdorimin e armëve kimike për të goditur agresionin e jashtëm. 
Goditjet e Izraelit javës që shkoi, që kishin objektiv një vend me armë kimike, zyrtarët sirianë kanë treguar se do të marrin tashmë në konsideratë të gjitha mundësitë. 
Assadi, ashtu si Sadami, mund të mbështetet edhe më shumë te arsenali kimik si një siguri kundër aktorëve të jashtëm. 
Shtete fqinje janë shumë të shqetësuar që armët kimike mund të arrijnë deri të grupet radikale që veprojnë në territorin sirian. 
Regjimi i Assadit tashmë ka akuzuar rebelët se po përdorin armë kimike. Nëse regjimi e humb kontrollin në vendet e furnizuara me armë kimike, rreziku i aktorëve radikalë që përdorin këto armë e bën konfliktin edhe më destabilizues. 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pak mënyra për të reaguar, duke sjellë argumentin e heqjes së rrezikut prej armëve kimike. 
Edhe nëse administrata e Obamës nuk është e përgatitur të bëjë diçka, megjithatë do ishte gabim që do rëndonte në gjithë botën, nëse do shpërfillej sjellja e Assadit. 
Armët kimike mund të vrasin mijëra njerëz brenda një dite të vetme, përdorimi i tyre do të shndërrohet në një traumë kombëtare dhe ndikimet e këtyre armëve do të zgjasin për dekada të tëra. Në Irak dhe Iran të mbijetuarit nga armët kimike ende vuajnë. 
Minimi i normës kundër përdorimit të armëve të tilla në konflikt është i rrezikshëm, si në afate të gjata, edhe të shkurtra. Duhet të nisin diskutimet për konfliktin sirian lidhur me faktin se si do të procedojë më tej komuniteti ndërkombëtar. /ShkupiPress/

Marketing & Social