Pacientët paguajnë shërbimet që janë falas

23.11.2013
Pacientët paguajnë shërbimet që janë falas

Studimi i Bankës Botërore mbi efektet katastrofike dhe varfëruese të shpenzimeve shëndetësore në vendet e Ballkanit Perëndimor zbulon se Kosova demonstron pabarazitë me të mëdha ekonomike të shpenzimeve shëndetësore.

Në studimin e autorizuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), me autor Tamar Gotsadze, të cilin e posedon gazeta, ndër të tjera, thuhet se kur qytetari shkon në qendra e mjekësisë familjare apo në spitale, përfundon duke paguar për tekstet biokimike dhe diagnostiko radiologjike, medikamente, transport dhe gjëra të tjera. “Shpenzimet nga xhepi të ekonomive familjare për kujdesin shëndetësor përbëjnë një komponentë të madhe të shpenzimeve shëndetësore dhe vlerësohet të jenë rreth 50 për qind”, thuhet në këtë studim./Koha Ditore/

Marketing & Social