Isa Mustafa e shpall fitoren e Lutfi Hazirit në Gjilan!

21.09.2013
Isa Mustafa e shpall fitoren e Lutfi Hazirit në Gjilan!

Isa Mustafa e shpall fitoren e Lutfi Hazirit në Gjilan!

Akademik Isa Mustafa, natyrshëm se është ndjerë i emocionuar në
Konventën Programore të Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, dhe kjo mbase e bëri që edhe të ndjehet komod që të shpallë, qysh tash fitoren e LDK-së .

‘’Ne do të fitojmë Gjilanin, do ta fitojmë Prishtinën dhe komunat tjera, dhe pastaj do të fitojmë Kosovën”, ka thënë Mustafa.

Ai ka zgjedhur fjalët më të mira për të lavdëuar Lutfi Hazirin, kandidat për kryetar të komunës,  si menagjer i mirë, lider të mirë me të cilën do të fitojë Gjilani një perspektive dhe një mirëqenie më të mirë.

“Me Lutfi Hazirin, do të fitojë Gjilani. Gjilanit do t’i japim vlerat e qeverisjes së LDK-së, këto vlera mundësojnë një jetë dhe mirëqenie të përgjithshme për të gjithë”, ka thënë Mustafa, duke vlerësuar lart edhe kontributin e femrës së LDK-së si shtylla kryesore për fitore.

Valentina Bunjaku – Rexhpei, nikoqirja e Konventës së Forumi të Gruas në Gjilan, ka thënë se gruaja në LDK ëshë angazhohet për vlera të reja të qeverisjes dhe të marrjes së përgjegjësisë. “Do ti kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur gruas, do të përgjysmojmë papunësinë e femrave. Ne jemi ndryshimi”, ka thënë Bunjaku.

Ndërkaq Lirie Kajtazi, kryetarja e FG së LDK-së, ka vlerësuar se është koha e duhur që të ndërrohet kjo qeverisja në vend. “Elitës politike në vend i mungon edukata politike, andaj LDK ka kohën e duhur për të ndërruar këtë klasë politike”, ka thënë Kajtazi

Lutfi Haziri, kandidat për kryetar të Gjilanit është shprehur për gatishmërinë e LDK-së për të qeverisur Gjilanin që me katër nëntor në vjeshtë. “Ne e dimë për sfidat që na presin, borxhet e mëdha të kësaj qeverisjeje, depresionin e madh ekonomik dhe kulturor që do të lënë ata pas”, ka thënë Haziri, duke adresuar kritika në qeverisjen e PDK-së.

Haziri, e ka cilësuar Hashim Thaqin, si një borxhli  ndaj komunës se Gjilanit në vlerë prej 7 milion erosh. Ai ka kërkuar publikisht nga kryeministri të vijë në Gjilan dhe të laj borgjet e mbetura e jo, siç ka thënë ai, kryeministri të vjen me premtime të reja.

“Gjilani ketë qeverisje do ta ndëshkojë më votë, siq e ndëshkoi në vitin 2000”, ka thënë Haziri, duke shtuar se “është koha për ndërrim, dhe ky ndërrim i mirëbesimit me mirëqeverisje në të mirë të qytetarëve është LDK”, ka thënë ai. /xlpress.tv/

 

Marketing & Social