Krimet e Serbisë në Kosovë ende mbeten mister

05.07.2013
Krimet e Serbisë në Kosovë ende mbeten mister

Drejtori i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, Zejnullah Gruda, ka bërë me dije se për të sjellë rezultate konkrete rreth krimeve të luftës, nevojitet një kohë e gjatë.

Ai ka bërë me dije se koha prej dy vjetësh, prej kur është krijuar ky institut, është fare e shkurtë dhe e papërfillshme për të sjellë ndonjë rezultat konkret.

Në një intervistë për Epoka e Re ai është shprehur se detyrë e institutit është t’i publikojë ato krime që Serbia i ka bërë në Kosovë, e jo t’i hetojë ato apo të bëjë akuza. Sipas tij, dokumentacioni i këtij instituti do të shërbejë për qëllime shkencore.