Magazina

Candice Swanepoel, modelja më me ndikim në Instagram

Ato janë dhjetë dhe janë modelet më me ndikim të markave të të brendshmeve në Instagram.

Janë supermodele që jo vetëm që llogarisin miliona ndjekës në rrjetin social Instagram, por gjithashtu mund të fitojnë shifra të pabesueshme vetëm me një klik.

Marka “Bluebella” ka përpiluar renditjen dhe dhjetë modelet më të klikuara në të cilën kryeson Candice Swanepoel, engjëlli i Victoria’s Secret, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, transmeton ksp.

29 vjeçarja e Afrikës së Jugut është në krye të listës së modeleve më të paguara e cila vetëm për një postim me të brendshme në Instagram mund të marrë deri në 60 mijë euro.

Supermodelja Candice Swanepoel aktualisht numëron 11.8 milionë ndjekës në Instagram, duke u klasifikuar kështu në modelen më me ndikim.

Vendin e dytë e kryeson Alexis Ren, e më pas vinë Ana Cheri, Abigail Ratchford, Rosie Huntington-Whiteley, Odintcova Viki, Natalie Gauvreau, Dita Von Teese, Sofia Jamora dhe Nyané Lebajoa.