Sociale

Nazim Neziri, plaku më i vjetër se vetë Pavarsia e Shqipërisë

Nazim Neziri, plaku më i vjetër se vetë Pavarsia e Shqipërisë

Nazim Neziri, plaku 107 vjecar, nga  fshati  Remnik i Komunës së Vitisë,  mund të mbahet si njeriu më i vjetër se vetë Pavarsia e Shqipërisë.

Ai ka shëndet të mirë dhe ende ka ngrohtësinë  dhe fisnikërinë për të dhënë këshilla të mira, për njerzit për rreth dhe për të ardhmen e vendit.  “Veç manu ner veti, dunu mes veti, soni hajër del me kanë”, thotë baca Nazim, duke prekur me dorë plisin e bardhë.

Nazim Neziri,  thotë se viti i lindjes së tij është viti 1910 ndonëse i regjistruar me letra daton nga viti 1914.

“Baba jem ka jetue 114 vjet. Unë jam kan mocanik, me thanë,  tre katër vjet  ma i madh se Hasan Remniku”, kujton baca Nazim,  kaçakun e fundit në Kosovë Hasan Remnikun,  i njohur në këtë anë edhe si  Hasan Alia.

Foto: Muhamed Sadriu,  28 nëntor 2017 Remnik/ xlpress.tv/